Do shemben pallatet në Kombinat, banorët të paqartë: S'na kanë thënë ku do shkojmë, bonusi i pamjaftueshëm

Shqipëria

Do shemben pallatet në Kombinat, banorët të paqartë: S'na kanë thënë ku do shkojmë, bonusi i pamjaftueshëm

Më: 25 maj 2021 Në ora: 16:42
Foto

Pas tërmetit të 2019 pallatet në Kombinat u shpallën në nivelin DS3 por vetëm 2 muaj më parë u konsideruan nga bashkia si të dëmtuara në nivelin DS4 ndaj dhe është vendosur shiriti  sot për shembjen e tyre.

Ka disa ditë që  banorët kanë marrë njoftimin për tu larguar nga banesat, por disa prej tyre kanë zgjedhur të mos largohen.

Qëndrojnë në banesat e tyre të vjetra sepse nuk besojnë se se do të marrin një të re, për aq kohë sa nuk kanë një konfirmim zyrëtar.

Pallati nuk është dëmtuar thonë banorët, ndaj dhe shembja e tyre u duket e dyshimtë.

“Na jep letrat e dokumentet që të thonë ju do merrni këtu”

Njëri prej tre pallateve ka dhe një shtesë, fat ii së cilës ende është i paqartë.

Pronari i saj thotë se tërmeti nuk e ka dëmtuar dhe ekpertiza tregon të njëjtën gjë, rrafshimi do të përfshij edhe atë.

Si banor i një shtepie të padëmtuar, ai nuk përfiton as bonus qiraje e as banesë.

Të dorëzuar përpara njoftimit të Bashkisë, disa banorë kanë zgjedhur të largohen prej aty.  Ndërsa të tjerë bëjnë ende rezistencë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat