Zgjedhjet në Tiranë/ Përfaqësuesi i PD kërkon pavlefshmërinë: Individë pranë PS kanë dhënë para e për të blerë vota

Shqipëria

Zgjedhjet në Tiranë/ Përfaqësuesi i PD kërkon pavlefshmërinë: Individë pranë PS kanë dhënë para e për të blerë vota

Më: 25 maj 2021 Në ora: 10:44
Marash Logu

Partia Demokratike ka kërkuar shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve në qarkun Tiranë.

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike në KAS, Marash Logu deklaroi se individë pranë PS në Tiranë kanë dhënë para e përdorur kërcënime për të blerë vota. Ai ka përmendur edhe emra personash, që sipas tij, kanë përdorur forma të tjera intimidimi për të siguruar sa më tepër vota për PS-në.

“PD ka bërë kallëzim në SPAK për disa persona, që përdornin çdo mjet për të intimiduar zgjedhësit. Është krijuar strukturë e mirëfilltë e blerjes së votës. Individë pranë PS kanë dhënë para e kanë përdorur kërcënime për të marrë vota.

Aleksandër Lipivjani është i punësuar në shtet, ndërsa edhe të tjerët kanë interesa. Ardian Davidhi, nëpërmjet një shoqërie që e ka nën pronësi ka përfituar kontrata publike. PD ka kallëzuar Tom Doshin.

Po ashtu në ankimim ne kemi parashtruar të gjitha veprat penale që kanë qenë të përfshirë Filip dhe Nik Gjeloshi, që ishin të angazhuar në blerje votash për Tom Doshin”, deklaroi ndër të tjera Logu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat