Ishin kthyer në ‘tmerrin’ e bizneseve, pamjet kur banda e të miturve vjedh zyrat e OSHEE

Shqipëria

Ishin kthyer në ‘tmerrin’ e bizneseve, pamjet kur banda e të miturve vjedh zyrat e OSHEE

Më: 24 maj 2021 Në ora: 11:07
Pamje nga vendi i ngjarjes

Tre të mitur ishin kthyer në tmerrin e Tiranës për grabitjet që kishin kryer. Grabitjeve nuk i kanë shpëtuar as zyrat shtetërore si ajo e OSHEE-së.

Në videon e transmentuar nga News 24  jepen pamjet e grabitjes së zyrës së OSHEE në zonën e Laprakës në Tiranë.

Autorë të vjedhjes janë 3 të mitur të moshave 13-14 dhe 15 vjeç të cilët rezultojnë të ishin shndërruar në tmerrin e bizneseve në zonën e rrugës se Durrësit dhe zonës së Laprakës.

Deri me tani janë provuar dhe 2 vjedhje te tjera të cilët mendohet se kanë pas të njëjtin autorë. Të miturit u identifikuan dhe proceduan penalisht nga komisariati nr.3 pasi për shkak të moshës nuk mund të arrestohen.

Të miturit u identifikuan dhe proceduan penalisht nga komisariati nr.3 pasi për shkak të moshës nuk mund të arrestohen.

Videoja KËTU.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat