Reagon Ambasada Amerikane në Tiranë: Sali Berisha dhe familja e tij shpallen “NON GRATA”, ne qëndrojmë krah Shqipërisë

Shqipëria

Reagon Ambasada Amerikane në Tiranë: Sali Berisha dhe familja e tij shpallen “NON GRATA”, ne qëndrojmë krah Shqipërisë

Më: 19 maj 2021 Në ora: 15:04
Yuri Kim

Ambasada Amerikane në Tiranë, vetë diplomatja Yuri Kim shpërndajnë menjëherë deklaratën e Sekreatarit amerikan të Shtetit Antony Blinken, i cili pak minuta më parë deklaroi shpalljen “NON GRATA” të Sali Berishës.

“Veprimet korruptive të ish Presidentit Sali Berisha minuan demokracinë në Shqipëri. Sot shpall publikisht Berishën dhe familjen e tij të papërshtatshëm për të hyrë në SHBA. Ne qëndrojmë të #BashkuarKundërKorrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri”, shkruan Sekretari i Shtetit Antony Blinken.

Ky njoftim është shpërndarë me shpejtësi nga zyra diplomatike në Tiranë dhe vetë Ambasadorja Yuri Kim.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat