Flakë një pus nafte në Ballsh, i plagosur një 50 vjeçar

Shqipëria

Flakë një pus nafte në Ballsh, i plagosur një 50 vjeçar

Më: 3 maj 2021 Në ora: 12:13
Foto ilustrim

Një pus nafte në Ballsh është përfshirë nga flakët orët e para të ditës së sotme dhe për pasojë ka mbetur i plagosur një punonjës.

Sipas informacioneve zyrtare i plagosuri 50 vjeçar ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Qafa e Kashit”, në një firmë private nafte.

Rrethanat e kësaj ngjarje ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa policia ka njoftuar se grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat