Përfundon numërimi i votave në Shqipëri, kështu ndahen mandatet për seilën parti

Shqipëria

Përfundon numërimi i votave në Shqipëri, kështu ndahen mandatet për seilën parti

Më: 28 prill 2021 Në ora: 07:43
Ilustrim

(E plotësuar 11:35) - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka përfunduar procesi i numërimit të vendvotimeve në Shqipëri.

Partia Socialiste konfirmohet forcë e parë politike me 768,177 vota ose 48.68 për qind.

Partia Demokratike renditet e dyta me 622,234 vota ose 39.43 për qind, Lëvizja Socialiste për Integrim me 107,522 vota ose 6.81 për qind dhe Partia Socialdemokrate me 35,477 ose 2.25 për qind.

Kthyer në mandate, PS ka siguruar 74 deputetë në Kuvendin e ri me 140 ulëse, e ndjekur nga PD me 59 deputetë.

LSI ka marr 4 deputet, kurse PSD e udhëhequr nga Tom Doshi në këto zgjedhje ka marr 3 deputetë.

Të drejtën e tyre për të votuar në zgjedhjet e 25 prillit e shfrytëzuan 1,551 921 votues ose 45.72 për qind.

Sipas KQZ në total 83,019 vota u shpallën të pavlefshme.

Në këto zgjedhje kanë pasur të drejtë të votojnë 3,588,869 qytetarë me të drejtë vote.

Për 140 vende në Parlamentin shqiptar kanë garuar 1,841 kandidatë nga 13 parti, koalicione apo të pavarur.

Pritjes i vjen fundi, mbyllet numërimi i votave në Tiranë, rezultati final sa mandate marrin PD, PS, LSI

Mbyllet numërimi i votave në të gjithë Shqipërinë për partitë. Kutitë e kryeqytetit ishin të fundit. Mëngjesin e ditës së mërkurë në orën 06:31 minuta KQZ njoftoi se ka përfunduar numërimi i të gjitha kutive të votimit për partitë në qarkun e Tiranës, në total 1243.

Në qarkun më të madh në vend që nxjerr 36 deputetë, PS ka fituar 226842 vota ose 48.67%, e përkthyer në 18 mandate.

Partia Demokratike ka fituar 182335 vota, ose 39.12% e përkthyer në 15 mandate. Lëvizja Socialiste për Integrim është partia e tretë me 27945 vota ose 6.00%, 2 mandate në parlamentin e ri. Surpriza Tom Doshi me PSD-në, 13273 vota ose 2.85%, një deputet.

Me mbylljen e numërimit të fletëve të votimit për partitë, sot në 09:00 do të nisë numërimi për votat preferenciale për kandidatët, pra tashmë “lufta” zhvendoset nga kundërshtari përballë brenda partisë për të thyer hersin. Në zgjedhjet e 25 Prillit PS mori 74 mandate, PD 59, LSI 4 dhe PSD 3.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat