U përleshën në Qendrën e Numërimit të Votave, nis hetimi për tre vëzhgues! Policia sqaron incidentin

Shqipëria

U përleshën në Qendrën e Numërimit të Votave, nis hetimi për tre vëzhgues! Policia sqaron incidentin

Më: 27 prill 2021 Në ora: 10:55
Foto ilustrim

Policia e Tiranës thotë se ka nisur hetimin për tre vëzhgues, të cilët mbrëmjen e djeshme u përleshën në Qendrën e Numërimit të Votave në shkollën “1 maji”.

Sipas policisë, në këtë incident u përfshinë tre persona, për të cilët policia thotë se u konfliktuan për radhën e qëndrimit para monitorëve ku bëhet numërimi i votave.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 filluan procedimin penal, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, për shtetasit:
J. M., 26 vjeç, O. L., 29 vjeç dhe A. D., 35 vjeç, të tre me detyrë vëzhgues në VNV nr. 30, te shkolla “1 Maji”.

Procedimi penal ndaj këtyre shtetasve filloi pasi mbrëmjen e djeshme janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për radhën e qëndrimit para monitorëve ku bëhet numërimi i votave.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat