Numërohen 99.10% e votave: PS 48.5%, PD 39.37%, LSI 6.81%, PSD 2.27%

Shqipëria

Numërohen 99.10% e votave: PS 48.5%, PD 39.37%, LSI 6.81%, PSD 2.27%

Nga: Bota sot Më: 26 prill 2021 Në ora: 07:29

(E plotësuar 22:48) - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri ka publikuar rezultatet nga numërimi i 5151 qendrave të votimit nga 5199 sosh.

Partia Socialiste konfirmohet forcë e parë politike në Shqipëri me 756 048 vota ose 48.5% që i sigurojnë 74 mandate në Kuvendin e ri me 140 ulëse.

Partia Demokratike renditet e dyta me 613 748 vota ose 39.37% me 59 mandate, Lëvizja Socialiste për Integrim 106 226 vota ose 6.81% gjithsej 4 mandate, dhe Partia Socialdemokrate 35392 ose 2.27% që i sigurojnë 3 mandate.

Të drejtën e tyre për të votuar në zgjedhjet e 25 prillit e shfrytëzuan 1 551 921 votues ose 45.72%.

***

 Është mbyllur zyrtarisht procesi i numërimit të votave edhe në Qarkun e Durrësit. Ky qark është ndarë mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike.

Nga rezultatet në 481 KZAZ, PS ka fituar 8 mandate dhe PD 6 mandate, ndërsa LSI nuk ka mundur dot të sigurojë mandat deputeti.

Tashmë, vijon ende numërimi i votave vetëm në dy qarqe, përkatësisht në Lezhë, ku vijon numërimi në KZAZ-në e fundit, dhe në Tiranë, ku janë pa përfunduar procesin disa KZAZ.

***

Komisioneri i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, tha sot se procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave ka përfunduar tërësisht për subjektet zgjedhore, parti politike, koalicionet dhe kandidatët të pavarur në 4922 qendra votimit nga 5199 në total në gjithë vendin.

Sipas rezultateve preliminare, Partia Socialiste ka marrë 74 mandate, Partia Demokratike 59 mandate, LSI 4 mandate dhe PSD 3 mandate. Ndërsa kandidatët e mbështetur nga Lëvizja Vetëvendosje nuk kanë arritur të sigurojnë ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Numërimi ka përfunduar për subjektet që garuan në zgjedhje në të gjithë vendin, përveç Tiranës dhe Durrësit ku kanë mbetur për t’u numëruar edhe 13 qendra votimi.

Celibashi: Përfundon numërimi përveç Tiranës dhe Durrësit

“Ka përfunduar tërësisht procesi i numërimit dhe vlerësimit të fletëve të votimit për partitë politike, koalicionet dhe kandidatët të pavarur për qarqet Shkodër, Lezhë, Kukës, Fier, Elbasan, Gjirokastër, Korçë, Dibër, Berat dhe Vlorë. Për dy qarqet e tjera Tiranë dhe Durrës procesi ka përfunduar në 11 qendra numërimi dhe është ende në total për 13 tjera, ose në total janë 270 qendra votimi”, vijoi Komisioneri Celibashi.

Të drejtën e tyre për të votuar në zgjedhjet e 25 prillit e shfrytëzuan 1 551 921 votues ose 45.72%.

Celibashi: Pjesëmarrja në zgjedhje 45.72%

“Pjesëmarrja në zgjedhje pas përfundimit të numërimit të fletëve të votimit për 4922 qendra votimi është 45.72%, zyrtare, që është e barabartë me 1 551 921 votues, ndër 3 milionë 3 393 748 zgjedhës në listat e këtyre qendrave të votimit, të cilat kanë raportuar, pra 270 qendra votimi”, deklaroi Celibashi.

Partia Socialiste konfirmohet si forcë e parë politike në Shqipëri me 48.7% të votave ose 74 deputetë, e pasuar nga Partia Demokratike me 39.4% të votave ose 59 mandate, Lëvizja Socialiste për Integrim me 6.85% të votave të vlefshme ose 4 mandate, si dhe Partia Socialdemokrate me 2.24% ose 3 mandate.

Celibashi: PS 74 mandate, PD, 59 mandate

“PSD ka marrë 2.24% të votave ose 3 mandate, Partia Balli Kombëtar ka marrë 0.13% ose 0 mandate, Partia Lëvizja Demokratike Shqiptare 0.30% votave ose 0 mandate, Partia Bindja Demokratike 0.53% ose 0 mandate, Aleanca Bashkimi Popullor Emigracioni – Ora e Shpresës dhe Konservatorët 0.09% ose 0 mandate, Lëvizja Socialiste për Integrim ka marrë 6.85% të votave të vlefshme 4 mandate, Partia Nisma Thurje ka marrë 0.64% të votave 0 mandate, Partia Lëvizja e Re 0.24% të votave të vlefshme 0 mandate, Partia Demokratike, Aleanca për Ndryshim koalicioni ka marrë 39.4% të votave baras me 59 mandate, Partia Aleanca Demokracia e Re 0.20% të votave dhe 0 mandate, Partia Lëvizja Për Ndryshim 0.45% të votave dhe 0 mandate dhe Partia Socialiste e Shqipërisë ka marrë 48.7% të votave dhe 74 mandate”, deklaroi Celibashi.

Kandidatët e pavarur të mbështetur nga Lëvizja Vetëvendosje si Boiken Abazi, Iliaz Shehi, Kreshnik Merxhani nuk kanë arritur të sigurojnë ulëse në Kuvendin e ardhshëm të Shqipërisë.

Celibashi: Boiken Abazi mori 0.17% të votave

“Kandidatët e mbështetur nga zgjedhësit: Boikën Abazi, 0.17% ose 0 mandate. Votat e mbështetësve nga zgjedhësit nuk janë vota në rang vendi por në qarqet ku ata kanë kandiduar. Elton Debreshi 0.04% të votave dhe 0 mandate, Iliaz Shehi 0.03% të votave dhe 0 mandate, Kreshnik Merxhani 0.01% të votave, nuk ka marrë mandat, Pal Shkambi 0.01% të votave dhe nuk ka marrë mandat”, vijoi Celibashi.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka udhëzuar që për ato KZAZ që kanë përfunduar numërimin e votave për subjektet zgjedhore, të fillojnë numërimin për kandidatët nesër, më 28 prill në orën 9:00. Në ato KZAZ ku ka filluar, ose pritet të fillojë numërimi i votave për kandidatët, numërimi do të vazhdojë sot deri në orën 24:00 dhe do të rifillojë nesër në orën 9:00.

Nisin ethet për kandidatët për deputetët, numërimi për partitë mbyllet në mesnatë

Kur numërimi i votave për zgjedhjet e 25 prillit po shkon drejt fundit, Komisioner Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirian Celibashi në një dalje për mediat tha se ka përfunduar numërimi në 4922 Qendra Votimi nga 5199 që janë në total.

"Ka përfunduan terësisht procesi i numërimit dhe vlerësimit për partitë politike, koalicionet dhe kandidatët e pavarur në Shkodër, Lezhë, Kukës, Fier, Elbasan, Gjirokastër, Korçë, Dibër dhe Vlorë.

Për Tiranën dhe Durrësin procesi ka përfunduar në 11 VNV dhe është në proces në 13 të tjera, ose në total 270 Qendra Votimit. Procesi i numërimit të votave për kandidatët ka përfunduar në 11 VNV dhe ka filluar në 23 të tjera."

Sipas tij pjesëmarrja në zgjedhje pas përfundimit të numërimit të fletëve të votimit për 4922 qendra votimi është  45.72 %  ose  1 551 921 votues nga 3 393 748 zgjedhës në listat e këtyre QV që kanë raportuar, 270 QV.

Celibashi tha se KQZ po monitoron nga afër procesin e numërimit për ato Qendra Votimi ku nuk ka përfunduar akoma.

Celibashi tha se shpreson që deri në orën 00:00 të kemi rezultatin edhe për këto 270 Qendra Votimi ndërsa paralajmëroi se çdo vonesë në këtë proces nga grupet e numërimit ose anëtarët e KZAZ do të shoqërohet me sanksione administrative por edhe penale nëse do të jetë rasti.

Sa i takon votave të kandidatëve ai u shpreh.

***

Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare 2021 ka përfunduar në 10 qarqe.

Partia Demokratike ka triumfuar në Shkodër, Lezhë, Dibër dhe Kukës, kurse PS në Elbasan, Korçë, Vlorë, Gjirokastër, Fier dhe Berat.

Vetëm në 2 qarqe vijon ende numërimi, në Tiranë dhe Durrës. Në qarkun e Durrësit kanë ngelur edhe 68 qendra votimi për t’u numëruar, ndërsa në Tiranë ka edhe 259 qendra që pritet të japin rezultatin.

Procesi i numërimit ka vijuar i qetë, përveç një incidenti të ndodhur një ditë me parë në shkollën “1 Maji” në Tiranë, ku policia shoqëroi 8 persona.

Në të gjithë vendin, deri më tani PS kryeson me 703,136 vota, e pasuar nga PD-AN me 568,245, LSI deri më tani ka marrë 99,253 vota, kurse PSD 32,632 vota.

PS ka 74 mandate, ndërsa PD 59 mandate, LSI 4 dhe PSD 3 mandate. Nga 5198 qendra votimi deri më tani janë numëruar 4863.

Deri më tani nga votat e numëruara kanë rezultuar 77607 të pavlefshme.

***

Ja rezultatet në secilin qark:

Shkodër

Deri tani në qarkun Shkodër, Partia Demokratike ka 46,808 vota, PS ka 30,156, LSI ka 10,091 dhe PSD 16,601. Bazuar në këto rezultate, PS deri tani ka 3 mandate, PD 5 dhe LSI 1 e PSD 2.

Lezhë

Në qarkun Lezhë është mbyllur numërimi, ku PD ka siguruar 33,988 vota, PS 27,104, LSI 7,394 dhe Lëvizja për Ndryshim 609. Deri tani PD ka arritur të marrë 4 dhe PS 3 mandate.

Kukës

Procesi i numërimit ka përfunduar në qarkun e Kukësit dhe PD fiton me 23,923 vota, e ndjekur nga PS me 13,704 vota. LSI 64 ka vota, LN ka 226 vota, ADR 195 vota, LRE 134 vota, PBK 63 vota, PLDSH 56 vota, BD 51 vota, NTH 45 vota, ABEOK 12 vota dhe PSD 183 vota. PD ka arritur të marrë 2 mandate dhe PS 1 mandat.

Dibër

Procesi i numërimit ka përfunduar në qarkun e Dibrës ku fitoi PD me diferencë të ngushtë. PD mori 28,797 vota. PS numëron 28,493 vota, LSI 4,406 vota dhe kandidati i pavarur 579 vota. PD ka arritur të marrë 3 mandate, kurse PS 2 mandate.

Durrës

Në Durrës, deri tani PS kryeson me 63,522 vota, e ndjekur nga PD që numëron 52,925 vota. LSI ka siguruar 7,916 vota, dhe Nisma Thurje 576 vota. PS ka arritur të rrëmbejë 8 mandate në Durrës, ndërsa pasohet nga PD me 6 dhe LSI.

Tiranë

Në kryeqytet, deri në këto momente është në avantazh të thellë PS me 172,924 vota. PD ka 137,293 vota, LSI 20,964 vota dhe PSD 10,234. PS ka arritur të rrëmbejë 18 mandate në Tiranë, kurse PD 15, e cila pasohet me LSI 2 dhe PSD 1.

Elbasan

Në qarkun e Elbasanit është mbyllur numërimi, ku ka kryesuar  PS me 86,388 vota e ndjekur nga PD me 57,810 vota dhe LSI 6,871 me vota. Ndërkohë Nisma Thurje ka 1,722 vota. PS ka arritur të marrë 8 mandate në Elbasan, kurse PD 6.

Fier

Numërimi në qarkun Fier është mbyllur me PS në krye, e cila siguroi 91,030 vota, pasohet nga PD me 64,065 vota, LSI 12,197 dhe PLDSH 1,364 vota. PS ka arritur të marrë 9 mandate në Fier, kurse PD 6 dhe LSI 1.

Berat

Partia Socialiste kryesoi bindshëm në qarkun e Beratit, pasi është mbyllur numërimi i votave, duke i marrë edhe një mandat LSI-së. Në qarkun e Beratit është në avantazh PS me 41,656 vota e ndjekur nga PD me 22,744 vota dhe LSI me 8,275 vota. Ndërkohë, LRE ka 383 vota dhe PSD ka 367 vota. PS ka arritur të marrë 5 mandate në Berat, kurse PD 2.

Korçë

Në qarkun e Korçës numërimi ka mbaruar, ku PS kryeson me 60543 vota e ndjekur nga PD me 50479 vota dhe LSI me 8,485 vota. Ndërkohë PSD ka 1,268 vota. PS ka arritur të rrëmbejë 6 mandate në qarkun e Korçës deri tani, kurse PD 5.

Vlorë

PS ka triumfuar në qarkun e Vlorës me 58,911 vota e ndjekur nga PD me 31,935 vota dhe LSI me 6171 vota. PS ka arritur të rrëmbejë 8 mandate në qarkun e Vlorës deri tani, kurse PD 4.

Gjirokastër

Procesi i numërimit ka përfunduar në qarkun e Gjirokastrës. Në këtë qark PS ka 24,159 vota, PD 13,860 vota, LSI 5,833 vota dhe PSD-ja 490 vota. Në Gjirokastër PS ka marrë 3 mandate, kurse PD vetëm 1.

***

Numërohen 4796 nga 5199 total, PS 48.74 %, PD 39.5 %, LSI 6.91 %

Procesi i numërimit të votave po shkon drejt fundit në rang vendi për zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas të dhënave të KQZ-së në orën 10:51 , janë numëruar 4796 kuti nga 5199 në total.

PS vazhdon që të kryesojë si parti e parë me 695155 vota ose 48.74 %, me 73 mandate.

PD-AN kanë marrë 563120 vota ose 39.5 %, konvertuar në 59 mandate në gjithë vendin.

Nga ana tjetër, LSI ka marrë 98543 vota ose 6.91 %, konvertuar në 5 mandate.

Ndërkohë, PSD e Tom Doshit ka arritur që të marrë 32164 vota ose 2.26 %, konvertuar 3 mandate deputetësh deri më tani.

Të gjitha partitë e tjera nuk kanë arritur që ta kalojnë as shifrën 1%, duke mos siguruar një mandat deputeti.

Image

***

Numërohen mbi 90% e votave, vetëm në Tiranë është djegur një mandat deputeti nga fletët e pavlefshme

Procesi i numërimit ka përfunduar në 4 qarqe, ndërkohë që po vijon në 8 qarqe të tjera të vendit. Problematikë është qarku i Tiranës dhe i Durrësit me shumë kuti të panumëruara. Në Tiranë janë për t’u numëruar edhe 358 kuti votimi, në Durrës 145, Berati edhe 7 kuti, në Vlorë ka mbetur edhe një kuti votimi, Elbasani ka edhe 14 kuti, Lezha 8, kurse në Shkodër kanë mbetur edhe 15 kuti votimi.

Ndërkohë që deri në orën 7:30 janë numëruar mbi 90% e votave, ndërsa janë shpallur të pavlefshme 73485 vota. Vetëm në Tiranë rezultojnë 12766 fletë votimi të pavlefshme, çka tregon se vetëm në këtë qark është djegur një mandat deputeti nga fletët e pavlefshme.

Ndërkohë janë gjobitur 18 KZAZ dhe 128 komisionerë. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka gjobitur me 3 mijë lekë gjobë komisionerët që deri në orën 22:00 të mbrëmjes së djeshme kishin numëruar më pak se 50% të kutive të votimit, shkruan A2.

Sa i takon videos së publikuar nga kandidati i pavarur i Gjirokastrës për tjetërsimin e votës, Celibashi e cilësoi atë si veprim kriminal dhe tha se prokuroria duhet të nisë hetimet. Sipas tij ajo është vepër penale.

***

Përfundon numërimi në Fier, kryeson PS

Është mbyllur procesi për Bashkinë e Fierit dhe 9 njësitë administrative. Nga 222 qendra votimi janë dokumentuar votat e 221 qendrave dhe nga ky proces Partia Socialiste ka arritur te marr 36450 vota ose 63.15% te votave.

Ndërkohë pas saj në këtë qark, vjen Partia Demokratike me 24493 vota ose 37.72% ndërsa LSI 5663 vota ose 8.26%. Në total kanë dalë 3213 vota të pavlefshme.

Numërohen kutitë e fundit në Elbasan, kryeson PS-ja me 55.15 % të votave

Qarku i Elbasanit vijon akoma me numërimin e votave për partitë politike.

Deri më tani sipas të dhënave të KQZ nga 511 qendra Votimi ka përfunduar numërimi për 499 në rang  qarku.

Të dhënat tregojnë se Partia Socialiste është kryesuese me 84.075 vota, ose 55.16%, e dyta vijon Partia Demokratike me 56.614 vota ose 37.15%. Lëvizja Socialiste për Integrim, ka siguruar 6.766 vota, ose 4.46 % të votave.

Në përllogaritje deri më tani PS në këtë qark merr 8 mandate ndërsa Partia Demokratike 6 mandate.

Numërohen 89% e votave, PS kryeson me 72 mandate, PD-AN 59, LSI 5 dhe PSD 3

Duket se procesi i numërimit të votave po shkon drejt fundit në rang vendit për zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas të dhënave të KQZ-së në orën 07:00, janë numëruar 4619 kuti nga 5199 në total ose thuajse 89% e votave.

PS vazhdon që të kryesojë si parti e parë me 666601 vota ose 48.66%, me 72 mandate.

PD-AN kanë marrë 539270 vota ose 39.37%, konvertuar në 59 mandate në gjithë vendin.

Nga ana tjetër, LSI ka marrë 94552 vota ose 6.90%, konvertuar në 5 mandate.

Ndërkohë, PSD e Tom Doshit ka arritur që të marrë 30441 vota ose 2.22%, konvertuar 3 mandate deputetësh deri më tani.

Të gjitha partitë e tjera nuk kanë arritur që ta kalojnë as shifrën 1%, duke mos siguruar një mandat deputeti.

Krahasuar me vitin 2017, rezulton se PS ka humbur e mandate, PD është rritur me plot 16 mandate, ndërsa LSI ka rënë me 14 mandate.

Image

 

****

Vijon procesi i numërimit të votave, teksa janë numëruar më shumë se 80% e kutive në Shqipëri, ndërsa kanë dalë edhe rezultatet e para. Rreth 3 milionë e 600 mijë shqiptarë me të drejtë vote u thirrën në votime për të zgjedhur 140 deputetët e Parlamentit të ardhshëm. Për të ushtruar të drejtën e votës, zgjedhësit u paraqiten në 5199 Qendra Votimi.

Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor përcakton se Shqipëria ka një sistem zgjedhor proporcional rajonal, ku në secilin prej 12 qarqeve të vendit prodhohen mandate, bazuar në popullsinë e secilit Qark. Për herë të parë në Shqipëri po aplikohet teknologjia në zgjedhje. Në çdo Qendër Votimi u instaluan pajisje elektronike, të cilat kryen identifikimin elektronik të zgjedhësve.

Pas ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, zgjedhjet e 25 Prilli, sjellin risi. Në të njëjtën Fletë Votimi Zgjedhësit votuan për partinë dhe kandidatin preferencial për deputet, që në Fletën e Votimit u identifikua nga një numër e jo emri i tij. Ligji saktëson se së pari numërohen votat për subjektet zgjedhore e më pas, për kandidatët për deputetë.

Lista fituese e kandidatëve për deputetë pas numërimit të votave për 

partitë, mund të thyhet vetëm nëse një kandidat që renditet poshtë vijës së kuqe ka marrë më shumë preferenca se mesatarja e votave të partisë. Zgjedhjet e 25 Prillit u zhvilluan në kushte tejet të veçanta, për shkak të pandemisë së COVID-19.

Numërohen 4572 kuti nga 5199, ja rezultati

Ora 06:14- Janë numëruar 4572 kuti nga 5199 gjithsej, ndërsa Partia Socialiste vijon të ruajë vendin e parë me 48.7%. PD vijon me 39.4 dhe LSI 6.9%. Sipas mandateve, PS 72, PD 59 dhe LSI 6.

LSI futet në ‘lojë’ në Durrës, PS humbet një mandat, bie në 72

Ora 05:39 Lëvizja Socialiste për Integrim ka hyrë në garë në Durrës duke fituar momentalisht 1 mandat deputeti.

Me 6.5% të votave LSI siguron një mandat që ia heq PS-së. Socialistët mbeten me 7 mandate në Durrës, ndërkohë në rang kombëtar reduktohen në 72 mandate.

PD qëndron në 6 mandate në Durrës dhe tashmë gara në qytetin bregdetar duket se është në balotazh.

 

Këto janë të dhënat më të fundittë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku Partia Socialiste ruan avantazhin e saj me rreth 48.66% të votave, ndjekur nga Partia Demokratike me 39.36% të votave.

Në vend të tretë renditet LSI dhe në vend të katërt PSD-ja.

Në total, PS ka marrë 656 339 vota, ndërsa PD-ja ka marrë 530 665 vota. LSI si forcë e tretë ka marrë 91 089 vota.

E përkthyer në mandate, PS ka 72 të tillë, PD 59 mandate, LSI 6 mandate dhe PSD-ja tre mandate.

Fierit i ngelen edhe 12 kuti pa numëruar, PS merr 9 mandate, PD-AN 6 dhe LSI 1 mandat

Deri në orën 05:00 janë numëruar 568 kuti nga 580 në total në qarkun e Fierit ose 98% të votave.

PS në këtë qark ka marrë 89755 vota ose 52.75 %, duke marrë 9 mandate deputetësh.

PD-AN kanë marrë 63402 vota ose 37.26 %, konvertuar në 6 mandate në gjithë qarkun.

Nga ana tjetër, LSI ka marrë 12130 vota ose 7.13 %, duke arritur që të marrë një mandat.

Ndërkohë, PSD e Tom Doshit dhe gjitha partitë e tjera nuk kanë arritur që ta kalojnë as shifrën 1%, duke mos siguruar një mandat deputeti.

Krahasuar me vitin 2017, rezulton se PS ka humbur një mandat, PD është rritur me 2 mandate, ndërsa LSI ka humbur 1 mandat.

Image

Berati drejt fundit, PS siguron 4 mandate, PD-AN 2 dhe LSI mjaftohen me 1 mandat  

Qarku i Beratit ka numëruar 265 kuti nga 277 në total deri në orën 06:20 sipas të dhënave të KQZ-së.

PS në këtë qark vazhdon që të kryesojë si parti e parë me 40383 vota ose 55.76%, me 4 mandate.

PD-AN kanë marrë 22109 vota ose 30.53%, konvertuar në 2 mandat në gjithë qarkun.

Nga ana tjetër, LSI ka marrë 8169 vota ose 11.28%, ka arritur që të marrë një mandat.

Ndërkohë, PSD e Tom Doshit dhe gjitha partitë e tjera nuk kanë arritur që ta kalojnë as shifrën 1%, duke mos siguruar një mandat deputeti.

Krahasuar me vitin 2017, rezulton se PS qëndron në të njëjtin nivel mandatesh, PD ka një rritje me 1 mandat, ndërsa LSI ka rënë me 1 mandate.

Image

Numërohen 85% e votave, PS kryeson me 73 mandate, PD-AN 59, LSI 5 dhe PSD 3

Kur janë numëruar 4432 kuti nga 5199 QV në total vendi, sipas përditësimit të KQZ-së në orën 03:51, rezulton se janë numëruar thuajse 85% e votave.

PS vazhdon që të kryesojë si parti e parë me 638731 vota ose 48.71%, me 73 mandate.

PD-AN kanë marrë 32067 vota ose 39.34%, konvertuar në 59 mandat në gjithë qarkun.

Nga ana tjetër, LSI ka marrë 515810 vota ose 39.34%, konvertuar në 5 mandat.

Ndërkohë, PSD e Tom Doshit ka arritur që të marrë 3 mandate deputetësh deri më tani.

Të gjitha partitë e tjera nuk kanë arritur që ta kalojnë as shifrën 1%, duke mos siguruar një mandat deputeti.

Krahasuar me vitin 2017, rezulton se PS ka humbur një mandat mandatesh, PD është rritur me plot 16 mandate, ndërsa LSI ka rënë me 14 mandate.

Image

Numërohet kutia e parë për kandidatët në Kukës, kush kryeson

Kukësi ka filluar numërimin për kandidatët, megjithatë pasi janë numëruar disa vota ka patur një problem me sistemin duke bërë që numëruesit ta shtyjnë atë për në orën 07:00 të ditës së sotme.

Gazetari Gëzim Hilaj raporton për abcnews.al se në Kukës janë gjetur një numër i madh fletësh të pavlefshme.

KZAZ ka shpallur 2188 fletë të pavlefshme.

Numëruesit kanë mundur të hapin vetëm një kuti sa i përket kandidatëve ku udhëheqin Gerta Duraku dhe Halim Dauti.

***

Këto janë të dhënat më të fundit (05:50) të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku Partia Socialiste ruan avantazhin e saj me rreth 48.66% të votave, ndjekur nga Partia Demokratike me 39.36% të votave.

Në vend të tretë renditet LSI dhe në vend të katërt PSD-ja.

Në total, PS ka marrë 656 339 vota, ndërsa PD-ja ka marrë 530 665 vota. LSI si forcë e tretë ka marrë 91 089 vota.

E përkthyer në mandate, PS ka 72 të tillë, PD 59 mandate, LSI 6 mandate dhe PSD-ja tre mandate.

 
Image

 

 

00:49- Numërohen mbi 4100 kuti në rang vendi, votat e numëruara orët e fundit nuk sjellin surpriza

Mbi 4100 qendra votimi janë numëruar në të gjithë Shqipërinë nga 5199 gjithsej.

Partia Socialiste aktualisht ka 73 mandate, e ndjekur nga Partia Demokratike me 59 mandate, LSI me 5 mandate dhe PSD e Tom Doshit me 3 mandate.

Pavarësisht se janë rreth 1 mijë kuti të pa numëruara ende, duket se trendi nuk do të ndryshojë shumë, duke bërë që Partia Socialiste të fitojë një mandat të tretë qeverisës.

Më herët, kreu i PSD-së Tom Doshi tha se do të bënte koalicion me socialistët, duke bashkuar kështu votat e deputetëve të kontrolluar prej tij.

Rezultatet e fundit: Numërohen 77% e votave, shikoni nga sa deputetë fituan secila parti politike

Deri në orën 23:40 janë numëruar rreth 77% e kutive të votimit, nga të cilat kryeson Partia Socialiste, e cila sipas projeksionit aktual merr 73 mandate, PD 59, LSI 5 dhe Partia Socialdemokrate 3 mandate.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri më tani janë numëruar 4,001 qendra votimi (77%) nga 5,199 sa janë gjithsej në Shqipëri.

Procesi i numërimit të votave ka përfunduar vetëm në Qarkun e Kukësit, ndërsa vijon numërimi në qarqet tjera.

Numërimi i votave deri në ora 22:40:

Partia Socialiste 572 344 vota – 48,72%

Partia Demokratike  461 953 vota – 39,33%

Lëvizja Socialiste për Integrim 80 424 vota – 6,85%

Partia Socialdemokrate 26 244 vota – 2,23%

Partitë tjera rreth 3%

***

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri ka publikuar të dhënat nga numërimi i 3903 qendrave të votimit ose 75.09 për qind, pas përfundimit të votimit për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Nga numërimi i deritanishëm në 3903 qendra votimi nga 5199 sosh, Partia Socialiste ka marrë 556.518 vota ose 48.72%, Partia Demokratike 446.666 ose 39.1 për qind, Lëvizja Socialiste për Integrim 77.793 ose 6.81 për qind, PSD 25.944 vota ose 2.27 për qind.

Përkthyer në mandate për momentin PS ka 74, PD 58, LSI 5 dhe PSD 3.

Image

***

Deri tani janë numëruar rreth 75% e votave në Shqipëri, nga të cilat kryeson Partia Socialiste me 75 mandate, PD me 57, LSI 5 mandate dhe Partia Socialdemokrate 3 mandate.

Sipas të dhënave të fundit ku janë numëruar rreth 75% e votave, Partia Socialiste ka marrë më së shumti vota, 48,76%.

Numërimi i votave deri në ora 23:10:

Partia Socialiste 549,617 vota – 48,76%

Partia Demokratike  440,272 vota – 39,06%

Lëvizja Socialiste për Integrim 76,817 vota – 6,81%

Partia Socialdemokrate 25,582 vota – 2,27%

Image

Numërohen 73,5% e votave, kaq mandate kanë fituar PD-ja dhe PS-ja

Deri në orën 22:11 të mbrëmjes së të hënës janë numëruar i 73, 5 për qind e votave në rang kombëtar nga ku rezulton se PS ka marrë 48,8% të votave, PD 39,25%, LSI 6, 81% e votave dhe 5,07 % partitë e tjera.

E përkthyer në mandate në rang kombëtar deri tani PS ka 73 mandate, PD 59 mandate, LSI 5 mandate dhe 3 mandate PSD.

Deri tani në rang kombëtar janë numëruar 3821 nga 5199 kuti votimi.

Numërohen 70% e votave – PD apo PS, kjo parti është duke prirë

Deri në orën 21:00 janë numëruar rreth 70% e kutive të votimit, nga të cilat kryeson Partia Socialiste, e cila sipas projeksionit aktual mund të marrë deri në 74 mandate, PD 58, LSI 5 dhe Partia Socialdemokrate 3 mandate.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri më tani janë numëruar 3,613 qendra votimi (69.5%) nga 5,199 sa janë gjithsej në Shqipëri.

Procesi i numërimit të votave është duke vazhduar normalisht në të gjitha qarqet e Shqipërisë, me vonesa të vogla në bashki të caktuara.

Ndarja e votave deri në ora 21:00:

Partia Socialiste 514 013 vota – 48,84%

Partia Demokratike  412 890 vota – 39,23%

Lëvizja Socialiste për Integrim 72 024 vota – 6,84%

Partia Socialdemokrate 23 462 vota – 2,23%

Sipas të dhënave të KQZ, PS kryeson në 8 qarqe, ndërsa PD në 4 mandate.

Në Qarkun e Tiranës, PS ka 18 mandate, PD 15 mandate, LSI 2 mandate dhe PSD 1 mandat.

Në Qarkun e Durrësit, PS ka 8 mandate dhe PD 6 mandate.

Në Qarkun e Shkodrës, PS ka 3 mandate, PD 5 mandate, PSD 2 mandat dhe LSI 1 mandat.

Në Qarkun e Vlorës, PS ka 8 mandate dhe PD 4 mandate.

Në Qarkun e Elbasanit, PS ka 9 mandate dhe PD 5 mandate deputeti.

Në Qarkun e Beratit, Partia Socialiste ka marrë 4 mandate, PD 2 mandate dhe LSI 1 mandat.

Në Qarkun e Dibrës, PD ka 3 mandate dhe PS 2 mandate.

Në Qarkun e Fierit, PS ka 9 mandate, PD 6 mandate dhe LSI 1 mandat.

Në Qarkun e Gjirokastrës, PS ka 3 mandate dhe PD 1 mandat.

Në Qarkun e Korçës, PS ka 6 mandate dhe PD 5 mandate.

Në Qarkun e Lezhës, PS ka 3 mandate dhe PD 4 mandate.

Në Qarkun e Kukësit, PS ka 1 mandat dhe PD 2 mandate.

Përfundon numërimi në Malësi të Madhe/ Edhe pse me rezultat të ngushtë nga PS kryeson PD

Ka përfunduar numërimi në bashkinë e Malësisë së Madhe.

Në këtë bashki Partia Demokratike kryeson me 7090 vota, ndërkohë që Partia Socialiste ka siguruar 6521 vota, duke vijuar me PSD 1476 vota, LSI 513 vota dhe LN 77 vota.

Kujtojmë se, në zgjedhjet e vitit 2017 PS fitoi bindshëm në këtë bashki, me 2300 vota në avantazh, që këtë herë humbet përballë demokratëve.

Ndëkohë që, ne ranga kombëtar PS numëron 523.859 vota, ndërsa PD 420.690 vota dhe LSI 73.250 vota.

***

Vijon procesi i numërimit në Kurbin, PD në avantazh me 2277 vota më tepër se PS

Vijon procesi i numërimit të fletëve të votimit në KZAZ nr. 15, në Kurbin, ku deri më tani janë hapur vetëm 38 kuti nga 74, ndërkohë që dy kuti janë në proces numërimi.

Në këtë KZAZ në avantazh është Partia Demokratike me 2277 vota më tepër se PS.

PD numëron në total 6070 vota deri më tani, ndërkohë që PS numëron 3793 vota dhe LSI 1167 vota.

11656 fletë votimi janë të vlefshme ndërsa 920 të tjera të pavlefshme, ndërkohë që numërohen edhe 19 vota të dëmtuara.

***

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon me publikimin e rezultateve të zgjedhjeve të djeshme parlamentare në Shqipëri.

Deri më tash janë numëruar votat në 3385 qendra votimi nga 5198 sosh.

Partia Socialiste e Edi Ramës vazhdon të prijë me 48.75 për qind ose përthyer në mandate - 75. Partia Demokratike e Lulzim Bashës deri më tash ka marrë 39.14 për qind të votave ose 57 mandate aktuale.

Në vendin e tretë renditet Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) me 6.82 për qind ose 5 mandate. Partia Socialdemokrate ka 2.24 për qind ose 3 mandate aktuale.

Nisma Thurje ka 0.63 për qind, Bindja Demokratike 0.55 për qind, Lëvizja për Ndryshim 0.53 për qind, Lëvizja Demokratike Shqiptare 0.31 për qind, Lëvizja e Re 0.25 për qind, Aleanca Demokracia e Re 0.22 për qind, Balli Kombëtar 0.13 për qind dhe Aleanca Bashkimi Popullor 0.1 për qind.

***

Partia Demokratike ka fituar një mandat në Dibër, duke i ngushtuar shifrat në rang kombëtar me Partinë Socialiste.

Demokratët kanë shkuar në 60 mandate në rang vendi, ndërkohë që rivalët socialistë kanë rënë në 73 mandate. 

Ndërkaq LSI vijon të ruajë 5 mandate në rang vendi, ndërsa dy mandate i shkojnë PSD-së.

Image

Sjellim në vëmendje që vetëm pak orë më parë PS kishte një epërsi më të thellë me 76 mandate në total, por me kalimin e orëve “blutë” po rekuperojnë në disa qarqe.

Dy qarqet ku ka fituar mandate PD janë Dibra dhe Shkodra. Në total në rang vendi janë numëruar 3405 qendra votimi ga 5199 në total.

Image

Publikohen të dhënat e fundit: Përfundon numërimi në 14 bashki, ja si është rezultati - PS-PD, kush fiton ku? 

Edhe pse janë numëruar më shumë se gjysma e kutive të votimit në rang kombëtar, në disa bashki ka përfunduar numërimi i votave. Në 14 bashkitë ku ka përfunduar numërimi Partia Socialiste ka fituar në 10 prej tyre, kurse Partia Demokratike ka fituar 4 të tilla.

Rezultati në Bashkitë ku është mbyllur votimi sipas shifrave të KQZ:

Bashkia Dropull: PS – 1506,  PD-AN – 604 vota dhe LSI 601 vota.

Bashkia Has: PD-AN – 4776 vota, PS – 2671 vota.

Bashkia Tropojë: PD-AN- 6443 vota, PS – 3094 vota.

Bashkia Këlcyrë: PS – 1750 vota, PD-AN  – 1070 vota, LSI – 509 vota.

Bashkia Libohovë: PS – 1156 vota, PD-AN -901 vota, LSI – 205 vota.

Bashkia Memaliaj: PS 3271 – vota, PD-AN – 1404 vota, LSI – 1000.

Bashkia Përmet: PS – 3648 vota, PD-AN – 2024 vota, LSI – 582 vota.

Bashkia Himarë: PS – 3447 vota, PD-AN – 1854 vota, LSI – 341 vota.

Bashkia Poliçan: PS – 3871 vota, PD-AN – 1045 vota, LSI – 864 vota.

Bashkia Pustec:  PS – 867 vota, PD-AN – 473 –vota, LSI- 168.

Bashkia Mirditë: PD-AN – 5898 vota, PS – 4878 vota, LSI 1146 Vota.

Bashkia Kolonjë: PS – 3666, PD-AN – 2299 vota, LSI – 765 vota.

Bashkia Skrapar: PS – 3547 vota, LSI – 2174 vota, PD-AN – 776 vota.

Bashkia Klos: PD-AN – 3738 vota, PS 3702 vota, LSI – 171.

Rezultatet e fundit nga zgjedhjet në Shqipëri, kjo është diferenca mes PS dhe PD

Bazuar në të dhënat e KQZ deri në orën 16:00, vihet re se Partia Socialiste vijon të kryesojë në rang kombëtar.

Nga numërimi i 2699 kutive të votimit, në rang vendi, 48.79% të votave i ka marrë Partia Socialiste, 39.28% i ka marrë PD dhe 7.05% LSI.

Në qarkun Shkodër, Partia Demokratike kryeson me 43.80% në krahasim me Partinë Socialiste, e cila deri tani ka marrë 29.39%, kurse LSI ka siguruar 9.20% të votave.

Në qarkun e Kukësit, Partia Demokratike kryeson bindshëm me 62.94% kundrejt Partisë Socialiste me 35.24% dhe LSI me 0.14%.

Gjithashtu, sipas të dhënave që raporton Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rezulton se PD kryeson edhe

Kurse në Dibër, Partia Socialiste deri në këto momente renditet e para me 45.26%, PD me 44.09% dhe LSI me 6.97%.

Po ashtu edhe në Durrës, Partia Socialiste konfirmohet si kryesuese me 51.97%, PD me 39.72 % dhe LSI me 6.29 %.

Në qarkun e Tiranës, i cili është edhe qarku më i madh në vend, Partia Socialiste vijon të kryesojë me 48.17% të votave, kundrejt PD e cila deri tani ka marrë 39.38 vota dhe LSI me 5.99%.

Po ashtu edhe në Elbasan Partia Socialiste renditet e para me 55.75%, PD 36.11% dhe LSI me 4.96 %.

Të dhënat e pasqyruara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve theksojnë se në qarkun e Fierit, Partia Socialiste kryeson bindshëm kundrejt rivalëve politikë, përkatësisht me 52.62%, PD me 37.57% dhe LSI me 7.1%.

Në qarkun e Beratit, PS-ja vijon të jetë parti e parë me 54.55%, PD me 27.21%, kurse LSI ka marrë vetëm 14.22% të votave.

Ndërkohë edhe në qarkun juglindor të Korçës Partia Socialiste rezulton se deri tani ka siguruar 46.97% të votave, PD 42.16% dhe LSI 7.45%.

Në qarkun Vlorë, aty ku kandidon për deputet kryeministri Edi Rama, PS-ja ka arritur të marrë 57.58%, PD 32.05%, kurse LSI 6.16%.

Po ashtu edhe në Gjirokastër, Partia Socialiste ka siguruar 55.41%, PD 28.47% dhe LSI me 13.26%.

***

PS po vazhdon të prijë me 48.82% ose 369.387 vota në Shqipëri.

Nga rezultatet e deritanishme nga KQZ, PD-ja ka marrë 39.28% ose 297.187 vota në nivel vendi.

LSI ka fituar 7.05 ose 53.335 vota.

Image

***

Në Shqipëri po vazhdon procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare 2021.

Në të gjithë vendin deri më tani PS kryeson me 283,814, e pasuar nga PD-AN me 225,858 vota. LSI deri më tani ka marrë 40,633 vota, kurse PSD 12,426. Nisma Thurje deri më tani ka 3,573 vota, kurse Lëvizja Vetëvendosje me në krye Boiken Abazin 2,340 vota.

Deri më tani PS kryeson në 9 qarqe, madje ka arritur të jetë e para edhe në Dibër, qark me përfaqësues kryesisht demokratë.

Nga 5198 kuti votimi, deri më tani janë numëruar 2025.

Në qarkun e Shkodrës, Kukësit dhe Lezhës kryeson Partia Demokratike, kurse në qarqet e tjera Partia Socialiste.

Kryekomisioneri IIlirjan Celibashi në një deklaratë për mediat ditën e sotme tha se rezultati mund të dalë edhe brenda 48 orëve, nërsa në Njësinë nr. 10 në Tiranë, e vetmja që realizoi numërimin elektronik doli rezultati ku kryesoi PS me 6007 vota.

Kryetari i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi ka zgjedhur që të japë dorëheqjen nga mandati i deputetit, duke thënë se kjo dorëheqje është e parevokueshme, pa dhënë asnjë argument ditën e sotme.

Ja rezultatet në secilin qark:

Shkodër

Deri tani në qarkun Shkodër, Partia Demokratike ka 20,005, PS ka 13,648, LSI ka 4,149 dhe PSD 6,380. Bazuar në këto rezultate, PS deri tani ka 4 mandate, PD 5 dhe LSI e PSD me nja 1.

Lezhë

Në qarkun Lezhë deri tani PD ka siguruar 10,804 vota, PS 9,640, LSI 1,924 dhe NTH 208 vota. Deri tani PD ka arritur të marrë 4 dhe PS 3 mandate.

Kukës

Në qarkun e Kukësit PD ka 17,117 vota e ndjekur nga PS me 9,581 vota. LSI 41 ka vota dhe ADR 185 vota, PSD 116. Deri tani PD ka arritur të marrë 2 dhe PS 1 mandat.

Dibër

Në qarkun e Dibrës PS ka përmbysur rezultatin me 13,960 vota, PD 13,615 vota, LSI 2,247 vota dhe PAV 276 vota. Deri tani PS ka arritur të marrë 3 mandate, kurse PD 2 mandat.

Durrës

Në Durrës deri tani PS kryeson me 15,807 vota e ndjekur nga PD me 11,792 vota. LSI ka siguruar 1,909 vota dhe PLDSH 128 vota. PS ka arritur të rrëmbejë 8 mandate në Durrës, ndërsa pasohet nga PD me 6.

Tiranë

Në kryeqytet deri në këto momente është në avantazh PS me 64,589 vota. PD ka 51,085 vota, LSI 7,865 vota dhe PSD 3,925 vota. PS ka arritur të rrëmbejë 18 mandate në Tiranë, kurse PD 15, e cila pasohet me LSI 2 dhe PSD 1.

Elbasan

Në qarkun e Elbasanit është në avantazh PS me 44,585 vota e ndjekur nga PD me 29,019 vota dhe LSI me 3,906 vota. Ndërkohë Nisma Thurje ka 869 vota. PS ka arritur të marrë 9 mandate në Elbasan, kurse PD 5.

Fier

Numërimi në qarkun Fier PS 40,523 vota, PD 28,599 vota, LSI 5,535 dhe PLDSH 524 vota. PS ka arritur të marrë 9 mandate në Fier, kurse PD 6 dhe LSI 1.

Berat

Në qarkun e Beratit është në avantazh PS me 13,954 vota e ndjekur nga PD me 7,096 vota dhe LSI me 3,552 vota. Ndërkohë PSD ka 128 vota. PS ka arritur të marrë 4 mandate në Berat, kurse PD 2 dhe LSI 1.

Korçë

Në qarkun e Korçës është në avantazh PS me 23,896 vota e ndjekur nga PD me 20,564 vota dhe LSI me 3,758 vota. Ndërkohë PSD ka 974 vota. PS ka arritur të rrëmbejë 6 mandate në qarkun e Korçës deri tani, kurse PD 5.

Vlorë

Në qarkun e Vlorës PS është në avantazh me 28,154 vota e ndjekur nga PD me 15,879 vota dhe LSI me 3,298 vota. PS ka arritur të rrëmbejë 8 mandate në qarkun e Vlorës deri tani, kurse PD 4.

Gjirokastër

Në qarkun e Gjirokastrës PS ka 14,800 vota, PD 7,675 vota, LSI 3,612 vota dhe PSD-ja 316 vota. Në Gjirokastër PS kryeson me 3 mandate, kurse PD vetëm 1.

***

Mbyllet numërimi në Cërrik, kryeson PS me 8629 vota

Numërimi i kutive të votimit në Cërrik, KZAZ 46 ka përfunduar.

Kryeson PS me 8629 vota, pasuar nga PD me 4322 vota e LSI me 1224.

Në krahasim me vitin 2017 PS ka marrë rreth 3200 vota më shumë.

***

Janë numëruar 652511 vota deri tani në nivel vendi.

Partia Socialiste po vazhdon të prijë me 49.34% ose 77 mandate, përcjell Bota sot.

Partia Demokratike ka 39% të votave, ose 56 mandate.

LSI  7.14% ose 5 mandate, ndërsa  PSD 2.05 % ose 2 mandate.

Image

 

Përfundon numërimi i votave në bashkinë e Tropojës, PD fituese

Ka përfunduar procesi i numërimit në bashkinë e Tropojës, Qarku Kukës.

Rezultati ka nxjerrë fituese Partinë Demokratike me 6443 vota, ndërsa Partia Socialiste ka marrë 3094 vota.

Kjo është bashkia e dytë në Qarkun e Kukësit që ka përfunduar procesin e votimit, pas bashkisë së Hasit.

Bashkia e Hasit përfundoi e para procesin e numërimit në Qarkun e Kukësit, ku dhe në atë bashkia Partia Demokratike doli forcë e parë me 4776 vota, ndërsa Partia Socialiste mori 2671 vota.

Mbyllet numërimi në Pukë, fiton PS

Në qytetin e Pukës ka përfunduar procesi i numërimit të 20 kutive të votimit, ku rezulton se ka fituar Partia Socialiste.

PS ka fituar me 2820 vota, PD me 2216.

Ndërsa LSI 279 vota.

Por çfarë bie më shumë në sy është fakti se 5914 fletë votimi kanë rezultuar të pavlefshme, një numër ky goxha i lartë.

***

KQZ deri tani ka numëruar 2080 qendra të votimeve, nga 5199 gjithsej.

PS po vazhdon të prijë me 49.41%, e ndjekur nga PD-ja me 38.83%, përcjell Bota sot.

LSI ka 7.1%, ndërsa PSD 1.98% të votave.

Image

***

Po vazhdon numërimi i votave në Shqipëri. Deri në ora 10:30 janë numëruar 1765 qendra të votimit, nga gjithsej 5199.

PS po vazhdon të kryesojë me 49.42% të votave, ndërsa PD-ja ka 38.81% të votave, përcjell Bota sot.

LSI ka marrë 7.12% dhe 1.95 % PSD e drejtuar nga Tomi Doshi, i cili dha dorëheqje.

Image

***

Deri në orën 09:20 të mëngjesit të sotëm në Shqipëri janë numëruar 1543 qendra të votimit nga 5199 QV në total, përcjell Bota sot.

PS po vazhdon të udhëheq me 49. 67 % të votave, ndërsa PD ka 38.58% të votave.

LSI vazhdon me 7.13% dhe 1.94 % PSD e drejtuar nga Tomi Doshi, i cili dha dorëheqje.

Image

 

 

Përfundon numërimi i votave në Himarë, kjo parti në krye me mbi 58%

Partia Socialiste ka marrë mbi 58 të votave në Himarë, tregon rezultati përfundimtar i numërimit të votave në KZAZ 88. Partia Demokratike gjendet pas me gati gjysmën e votave 31%.

Në vend të tretë është Lëvizja Socialiste për Integrim me 5.8% të votave ndërsa partitë e tjera kanë marrë vetëm 1.8% të votave.

Nga ana tjetër në kutitë e kësaj KZAZ janë konstatuar 124 vota të pavlefshme.

Rezultati i KZAZ 88:

PS: 3447 – 58, 67%

PD: 1854- 31, 56%

LSI: 341 – 5.80 %

Të tjera- 108- 1,84%

Të pavlefshme : 124 – 2.11%

***

Deri në orën 08:20 të mëngjesit të sotëm në Shqipëri janë numëruar 1390 kuti me vota nga 5199 QV në total, përcjell Bota sot.

Deri tani PS udhëheq me 49.78 %, e ndjekur nga PD me 38.51%.

LSI ka marrë 7.13% dhe 1.93 % PSD e drejtuar nga Tomi Doshi, i cili dha dorëheqje.

Image

Shpallet rezultati elektornik: PS kryeson me 6007 vota, PD 4550 vota

Shpallet rezultati elektornik në njësinë nr 10, PS kryeson me 6007 vota, e ndjekur nga PD 4550 vota

Ka qenë Ilirja Celibashi që ka bërë të ditur rezultatin.

***

Deri në orën 07:31 të mëngjesit të sotëm në Tiranë janë numëruar 195 nga 1243 kuti në total.

Deri tani PS udhëheq me 51.46 %, e ndjekur nga PD me 36.12 %, LSI 6.07 % dhe PSD e drejtuar nga Tomi Doshi, i cili dha dorëheqjen, 2.84 %.

Ndërkohë, raportohet se në orën 07:20 është ndërprerë procesi i numërimi në KZAZ nr. 32 në Tiranë, që ndodhet te shkolla “Hasan Tahsim” te Pazari i Ri.

Raportohet se komisionerët e PD-së kanë kërkuar pushim për shkak të lodhjes.

Image

***

Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare 2021 vijon.

Në qarkun e Shkodrës, Kukësit, Lezhës dhe Dibrës kryeson Partia Demokratike, kurse në qarqet e tjera deri tani kryeson Partia Socialiste.

Ja rezultatet në secilin qark:

Shkodër

Deri tani në qarkun Shkodër, Partia Demokratike ka 7026 vota, PS ka 4,991, LSI ka 1,698 dhe PSD e Tom Doshit 2,614.

Lezhë

Në qarkun Lezhë deri tani PD ka siguruar 4,907 vota, PS 4,348, LSI 841 dhe PLSDSH 93 vota.

Kukës

Në qarkun e Kukësit PD ka 8,119 vota e ndjekur nga PS me 4,606 vota. LSI 16 ka vota dhe PSD 46 vota.

Dibër

Në qarkun e Dibrës PS ka përmbysur rezultatin me 7,483 vota, PD 6,867 vota, LSI 1,186 vota dhe Lëvizja për Ndryshim 113 vota.

Durrës

Në Durrës deri tani PS kryeson me 4,689 vota e ndjekur nga PD me 3,194 vota. LSI ka siguruar 589 vota dhe PLDSH 57 vota.

Tirana

Në kryeqytet deri në këto momente është në avantazh PS me 28,470 vota. PD ka 20,950 vota, LSI 3,541 vota dhe PSD 1,729 vota.

Elbasan

Në qarkun e Elbasanit është në avantazh PS me 21174 vota e ndjekur nga PD me 14,258 vota dhe LSI me 1639 vota. Ndërkohë Nisma Thurje ka 427 vota.

Fier

Numërimi në qarkun Fier PS 16,675 vota, PD 12,240 vota, LSI 1,832 dhe PLDSH 174 vota.

Berat

Në qarkun e Beratit është në avantazh PS me 6,414 vota e ndjekur nga PD me 3,640 vota dhe LSI me 1,281 vota. Ndërkohë PSD ka 60 vota.

Korçë

Në qarkun e Korçës është në avantazh PS me 10,582  vota e ndjekur nga PD me 8,777 vota dhe LSI me 1,743 vota. Ndërkohë PSD ka 245 vota.

Vlorë

Në qarkun e Vlorës PS është në avantazh me 16,811 vota e ndjekur nga PD me 9,336 vota dhe LSI me 1,859 vota.

Gjirokastër

Në qarkun e Gjirokastrës PS ka 8,847 vota, PD 4,653 vota, LSI 2,163 vota dhe PSD-ja 188 vota.

Lodhen komisionerët e PD-së, ndërpritet numërimi te Pazari i Ri në Tiranë

Në orën 07:20 është ndërprerë procesi i numërimi në KZAZ nr. 32 në Tiranë, që ndodhet te shkolla “Hasan Tahsim” te Pazari i Ri.

Komisionerët e PD-së kanë kërkuar pushim për shkak të lodhjes.

Image

KQZ nxjerr rezultatet e fundit, udhëheqje bindshëm dhe surpriza

E hënë ora 06:51 është përditësimi i fundit i KQZ për të dhënat e numërimit të votave.

Deri në mëngjesin e sotëm në këtë orë janë numëruar 1125 nga 5199 kuti nga ku rezulton se Partia Socialiste ka marrë 50.19%, PD 38.26%, LSI 7% dhe PSD 1.86%.

Pra socialistët udhëheqin bindshëm deri tani nga numërimi i 1125 kutive, por janë edhe shumë në proces.

Numërohen 966 nga 5199 kuti, PS 50.11%, PD-AN 38.20%, LSI 7.06% dhe PSD 1.91%

Deri në orën 06:20 sipas raportimit të KQZ-që janë numëruar 966 kuti nga 5199 në total në rang vendi.

Partia kryesuese deri më tani shfaqet PS me 136861vota ose 50.11 %, konvertuar në 57 mandate.

PD-AN ka marrë 104323 vota ose 38.20 %, konvertuar në 42 mandate.

LSI në rang vendi ka marrë 19289 vota ose 7.06 %, konvertuar në 7 mandate deputetësh.

PSD e Tom Doshit, i cili është tërhequr tashmë nga gara për deputet ka arritur të marrë 5227 ose 1.91 %, konvertuar në 2 mandate.

Numërimi në orën e para të mëngjesit ka nisur të ngadalësohet edhe nga lodhja e numëruesve, por pritet që të përshpejtohet gjatë ditës.

PS kryeson në Korçë, por dy bashki bëhen “blu”

Deri më tani në Qarkun e Korçës janë numëruar 72 kuti votimi nga 427 në total. Sipas rezultateve të deritanishme të publikuara nga KQZ, PS prin në Korçë me 9526 vota ose 47.56 %. Demokratët kanë siguruar deri më tani 8142 vota ose 40.65 % ndërsa LSI deri më tani ka një rezultat të dobët me vetëm 1738 vota.

Në bashkinë e Devollit prin PD me një diferencë prej 218 votash. Në Kolonjë e para renditet PS me 1469 vota kundrejt 682 votave të PD-së. Edhe në Korçë PS prin me 3673 ndërsa PD ka siguruar deri më tani 39.23 % ose 2922 vota.

Një diferencë e ngushtë mes dy partive kryesore paraqitet në Maliq, PS me 899 vota ndërsa PD 822 vota. LSI mban sërish një rezultat të dobët me vetëm 105 vota. Pogradeci është bërë blu pasi i ka siguruar demokratëve 1093 vota kundrejt 811 votave të PS-së.

Kukësi “blu”, PS e pafuqishme përballë PD

Kukësi deri më tani ka numëruar 41 qendra votimi nga 141 në total. Në qarkun e Kukësit nga 11274 vota të numëruar 582 prej tyre kanë dalë të pavlefshme.

Ashtu siç pritej, në qarkun e Kukësit po kryeson bindshëm Partia Demokratike me 63.275,ose thënë ndryshe 6765 vota. Në vend të dytë renditet PS, me 34.90% ose 3732 vota. Ndërkohë LSI deri më tani ka 10 vota.

Numërohen 287 000 fletë votimi, sa vota kanë deri më tani PS, PD, LSI dhe PSD

KZAZ-të në të gjithë vendin kanë numëruar më shumë se 287 000 fletë votimi, nga të cilat 273 097  janë të vkeshme dhe 10 546 janë shpallur të pavlefshme.

Nga fletët e votimit të vleshme, 136 861  janë për Partinë Socialiste; 104 323  janë për PD dhe Aleancën për Ndryshim dhe 19 289 vota janë për LSI-në.

Ndërkohë, 5227 vota ka marrë PSD . Votat e tjera që mbeten ndahen mes partive të tjera të vogla.

Me hapjen e më shumë kutive të votimit, sistemi do të pasurohet edhe më tepër duke nxjerrë një pasqyrë më të plotë të rezultatit të votimit gjatë ditës së djeshme.

Image

 

PS udhëheq bindshëm në Gjirokastër, sa vota kanë PD e LSI

Në qarkun e Gjirokastrës janë numëruar 80 qendra votimi nga 207 në total.

Partia Socialiste po udhëheq bindshëm garën, ku numëron 9148 vota ose thënë ndryshe 54.82% të votave deri më tani. Ndërkohë partia Demokratike, numëron 4859 vota, ose 29.12%.

Ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim ka marrë 2234 vota ose 13.395.

 PS prin në Elbasan: LSI “shkrin” në Belsh, sa vota ka PD

Sipas përditësimit të fundit të KQZ-së, në Qarkun e Elbasanit janë numëruar 30801 vota, nga të cilat 16187 vota i përkasin PS-së, 55.52 %, PD me 10826 vota ose 37.14 % ndërsa LSI me vetëm 1247 vota, 4.28 %. Në bashkinë e Belshit, socialistët dominojnë me 2691 vota ose 53.70 % krahas demokratëve me 2093 vota ose 41.77 %.

Partia e Kryemadhit rezulton të ketë marrë deri më tani vetëm 98 vota në këtë bashki me vetëm 1.96 %. Po ashtu dhe në Cërrik vazhdon para PS me 2757 vota ndërsa PD “Aleanca për Ndryshim” me 1267. LSI përsëri në disfatë me 194 vota. Të dhënat nga Bashkia e Elbasanit tregojnë PS me 3499 vota ndërsa demokratët me 3020 vota dhe LSI 211 vota.

Rezultat të thellë mes PS dhe PD në Gramsh, ku e para numëron 1942 vota deri më tani ndërsa PD 940 vota dhe LSI 187 vota. PS ecën e para gjithashtu dhe në Librazhd me 3291 vota kundrejt 1879 votave të PD-së. Dhe në këtë bashki, LSI ka marrë vetëm 278 vota. Në ndryshim nga bashkitë e tjera, vihet re një rritje e Nismës Thurje me 72 vota.

Socialistët kryesojnë gjithashtu dhe në Peqin me 1094 vota ndërsa PD me 1128 vota. LSI ka marrë vetëm 38 vota në këtë bashki por ka siguruar disa më tepër në bashkinë e Përrenjasit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat