KQZ, Pelinku: Teknologjia ka fituar, probleme vetëm në zonat e thella

Shqipëria

KQZ, Pelinku: Teknologjia ka fituar, probleme vetëm në zonat e thella

Më: 25 prill 2021 Në ora: 16:27
Lealba Pelinku

Në një intervistë për RTV ORA News, për gazetaren, Fjorela Beleshi, nënkomisionerja e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Lealba Pelinku bëri një përmbledhje të situatës së krijuar nga mosfunksionimi i aplikacionit të KQZ-së që merr të dhënat nga Qendrat e Votimit.

Ajo që mund të them në këtë moment është që në raport me çfarë ishin pritshmëritë, situata është shumë e kënaqshme me pajisjen e identifikimit elektronik. Ka patur zona që nuk janë mbuluar për shkak të personave që janë larguar, komisionerët në kundërshtim me rregullat nuk kanë pritur 3 orë për të pritur për rikthimin në punë të pajisjes por kanë vepruar me proçedurën manuale. Ajo që them në terësi, ngelen pak orë nga përfundimi i procesit, në përgjithësi jemi të kënaqur.

 

Ajo shtoi se në të shumtën e rasteve, problemet janë në zona të thella ku dhe operatorët e caktuar nuk pranojnë të shkojnë nga largësia.

Zonat me probleme janë të shpërndara, probleme janë në Malesinë e Madhe, zona të largëta por edhe Bashkia e Vores ku asnjë operator nuk pranonte qe të shkonte, ka edhe në jug. E përgjithshmja e këtyre zonave është që janë larg nga qytetet, zona të thella.

 

Nënkomisionerja Pelinku shprehet tepër e kënaqur me rezultatet e deritanishme ku thekson se teknologjia e KQZ-së ka funksionuar dhe ka fituar, si ne identifikimin biometrik ashtu edhe në përditesimin e të dhënave.

Besimplotë që ja kemi dalë, ka patur raste kur ka patur persona dy herë për të votuar ose të tjerë që nuk kanë patur emrin dhe teknologjia e ka zgjidhur, mund të them që teknologjia ka fituar.  

Lidhur me përditësimin e të dhënave dhe mungesën e atyre zonave ku nuk ka patur informacion

Kam informacion aq sa ju pasi jemi marrë me pajisjen dhe problematikat e saj, besoj se me zgjidhjen e aplikacionit do të përfshihen të gjitha rezultatet. Dikush është e pamundur të votojë dy herë në një qendër tjetër pasi pajisja e evidenton që ai person e ka kryer ose që nuk përkon aty me qendrën e votimit. Për ta konfirmuar, do të merreshin shenjat e gishtave për të kuptuar nëse ai qytetar i takon të votojë aty.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat