Atentati në Shkodër bën bujë në meidat serbe: Bardhok Pllanaj ishte drejtuesi i mafias lokale, do sjellë një seri ekzekutimesh

Shqipëria

Atentati në Shkodër bën bujë në meidat serbe: Bardhok Pllanaj ishte drejtuesi i mafias lokale, do sjellë një seri ekzekutimesh

Më: 6 prill 2021 Në ora: 08:25
Bardhok Pllanaj

Ekzekutimi Bardhok Pllanaj, më 4 prill, 2021, ka bërë jehonë edhe në mediat serbe.

Blic.rs, një një artikull shkruan se “Kumbari i Shkodrës”, ishte drejtuesi i mafias lokale në Shkodër, teksa shton se vrasja e tij do të sjellë një seri vrasjesh të tjera.

“Sulmuesit e panjohur vranë Bardok Pllanaj (46), i njohur gjithashtu si “Kumbari”, në Shkodër. Siç thuhet, në makinën nga e cila u qëlluan, ishin tre sulmues që përdorën kallashnikov. Jo shumë larg vendit të të shtënave, u gjet një veturë e djegur e sulmuesit me mbetjet e armës.

Kjo vrasje ishte një nga vrasjet më të mira të organizuara mafioze. Pllanaj njihej si një nga drejtuesit e mafies lokale, i cili, megjithëse kishte probleme me ligjin, arriti të shmangte ndëshkimin. Thuhet se kjo vrasje mund të fillojë një seri vrasjesh të reja në Shkodër,”- shkruan Blic.rs.

Bardhok Pllanaj u ekzekutua rreth orës 21:10 të së dielës së 4 prill, ku 46-vjeçari po lëvizte me makinën e tij “Range Rover” në rrugën e Dobraçit kur një mjet tip “Volsvagen Passat” me targa italiane e ka ndjekur.

Më shumë se 100 predha kanë prekur makinën e viktimës, ndërkohë që Pllanaj ka marrë 30 plumba në trup.

Përplasja mes grupe kriminale në Shkodër dhe prishja e pazareve të drogës, janë pistat kryesore që po hetohen në lidhje me ngjarjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat