Nora Malaj: LSI zotohet të çojë në parlament ligjin për integrimin e moshimit

Shqipëria

Nora Malaj: LSI zotohet të çojë në parlament ligjin për integrimin e moshimit

Më: 5 prill 2021 Në ora: 17:19
Nora Malaj

Kandidatja e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun e Tiranës, Nora Malaj, me anë të një deklarate, shprehet se ajo dhe LSI zotohen se brenda dy viteve, do të çojnë në parlament ligjin për integrimin e moshimit.

Malaj thekson se LSI e ka prioritet krijimin e qendrave të përkrahjes për të moshuarit dhe shërbime të dedikuara (home nurses) për kategoritë e të moshuarve me aftësi të kufizuara.

Postimi i Nora Malajt:

Kur ke një plan të detajuar për Moshimin!

Sot ditën e kam nisur me këmbën e mbarë për të shpërndarë programin e LSI për moshimin❗️

U ndjeva shume mirë kur mora këtë program në dorë, pasi kjo është një nga punët më të dashura që kam bërë dhe me shumë përkushtim❗️

Kjo është sfida e radhës, pasi shoqëria ka nevojë për ne që ta përgatisim për Moshimin❗️

? Të moshohesh me dinjitet, kjo është sfida e madhe e shoqërisë sonë❗️

? Unë dhe LSI zotohemi që brenda dy viteve të para të çojmë në Parlament, ligjin e integrimit për Moshimin❗️

? Krijimin e qendrave të përkrahjes për të moshuarit dhe shërbime të dedikuara (home nurses) për kategoritë e të moshuarve me aftësi të kufizuara❗️

? Shërbim të dedikuar dhe cilësorë, nëpermjet sistemit të pikëzimit❗️

? Paketē të asistencës sociale për Punen e Papaguar të të moshuarve (punët në shtëpi) që nuk përfitojnë pension pleqërie❗️

? Promovimi dhe  integrimi i jetës së të moshuarve në komunitetin e tyre, për një jetë cilësore në moshën e tretë, për sigurimin e kujdesit shoqëror, aksesin për transport publik falas, lidhjen sociale  dhe mbështetjen e strehimit, shërbime të dedikuara për kategorinë e të moshuarve të braktisur dhe të vetmuar❗️

Teksa ndaja programin, buzëqeshja e të moshuarve me shoqëron… Bashkë me të dhe mirënjohja dhe uratat e tyre❗️

Mirënjohje prindërve tanë të mirë ❗️

Brezit të idelistëve dhe atyre që kontribuan me shpirt qē Shqipëria të bëhet❗️

Se Unë dhe LSI e mban fjalën❗️

Do të bëj gjithçka për të moshuarit e vendit tim, që mos të nepërkëmben, por të jetojnë me dinjitet❗️

Nderi i kombi fillon te fëmijet dhe përfundon te të Moshuarit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat