Nis vaksinimi i policëve, Rama përmend artikullin e huaj: “Sinovac” e para në efikasitet

Shqipëria

Nis vaksinimi i policëve, Rama përmend artikullin e huaj: “Sinovac” e para në efikasitet

Më: 3 prill 2021 Në ora: 10:08
Edi Rama

Ka nisur sot vaksinimi i efektivëve të Policisë së Shtetit. Në stadiumin “Air Albania” ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka parë nga afër procesin e nisur.

Kreu i qeverisë shoqërohej nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Teksa uroi efektivët Rama tha gjeti momentin të përmendte një artikull, ku sipas kryeministrit thuhej se vaksina kineze ishte e para sa i takon efikasitetit.

“Dje ishte interesant kishte nxjerrë New York Times një artikull ku thoshte se Sinovac ishte i pari në efiçencë,” tha Rama.

Ndërkaq, ministrja tha se janë planifikuar 600 policisë që do të marrin sot dozën e vaksinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat