Basha kërkon debat televiziv me Ramën

Shqipëria

Basha kërkon debat televiziv me Ramën

Më: 1 prill 2021 Në ora: 22:51
Lulzim Basha

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka kërkuar sërish përballje televizive me kryeministrin Edi Rama, teksa na ndajnë vetëm 24 ditë nga zgjedhjet.

Basha tha në emisionin Opinion se ka që në vitin 2006 që kërkon debat publik.

“Ka të paktën që në vitin 2006 që e ftoj në një debat publik. Kjo nuk është çështje midis meje dhe tij. Është detyrim ndaj qytetarëve të vendit në veçanti para zgjedhjeve që ata që kanë përgjegjësinë qeverisëse të debatojnë dhe të japin llogari. Ai e ka për detyrë t’u thotë njerëzve çfarë ka bërë këto 8 vite. Jo vetëm që jam i gatshëm por është detyrimi i tij karshi shqiptarëve pas 8 vjet qeverisje të vijë në debat dhe të thotë çfarë ka bërë këto 8 vite. Është detyrimi im para shqiptarëve t’u them çfarë kërkoj për mandatin”, tha Basha.

Lideri i PD komentoi edhe grumbullimet me qytetarët, në shkelje të masave anticovid. Sipas Bashës, drejtuesit e PD zbatojnë masat, por grumbullimet janë të paplanifikuara.

"Nuk i ndal dot grumbullimet e qytetarëve", tha kryedemokrati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat