Bardh Spahia në Velipojë: Biznesi është partner, nuk duhet trajtuar si armik

Shqipëria

Bardh Spahia në Velipojë: Biznesi është partner, nuk duhet trajtuar si armik

Më: 1 prill 2021 Në ora: 20:20
Pamje nga takimi

Kandidati për deputet në qarkun e Shkodrës, Bardh Spahia ka zhvilluar takim me përfaqësues të bizneseve turistike në Velipojë.

Spahia deklaroi se Velipoja është në prioritetet e Partisë Demokratike si një atraksion turistik, por edhe si burim i pashtershëm për zhvillimin ekonomik të të gjithë këtij qarku nëpërmjet mbështetjes së turizmit.

“Braktisja e Velipojës do të marrë fund me 25 prill, ndërkohë që është koha që biznesi të marrë frymë lirisht.

Me programin e Partisë Demokratike, zhvillimi ekonomik është prioriteti kryesor, sepse nuk mund të pasurohen vetëm një grusht i vogël njerëzisht në kurriz të dhjetëra bizneseve të cilat sot rrezikojnë falimentimin”, tha Bardh Spahia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat