Zgjedhjet, ambasadori britanik Duncan Norman takoi Ballën, Bardhin dhe Kryemadhin në Elbasan

Shqipëria

Zgjedhjet, ambasadori britanik Duncan Norman takoi Ballën, Bardhin dhe Kryemadhin në Elbasan

Më: 1 prill 2021 Në ora: 19:10
Elbasan

Pas ambasadores Yuri Kim, këtë të enjte mbërriti në qytetin e Elbasanit edhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Duncan Norman.

Ambasadori zhvilloi takim me drejtuesin politik të Partisë Socialiste, Taulant Balla, drejtuesin politik të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe kryetaren e Lëvizjes Socialiste, Monika Kryemadhi.

Pas takimit, numri dy i socialistëve, Taulant Balla, deklaroi se kishte diskutuar me ambasadorin për miratimin sa më shpejtë të fletës së votimit nga KQZ.

Edhe kryetarja e LSI-së, znj. Kryemadhi përmes rrjeteve sociale njoftoi takimin me ambasadorin për zgjedhjet e 25 prillit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat