Hapen “ambasada” në Elbasan, diplomati britanik takon drejtuesit politikë të PS e PD

Shqipëria

Hapen “ambasada” në Elbasan, diplomati britanik takon drejtuesit politikë të PS e PD

Më: 1 prill 2021 Në ora: 17:05
Diplomati britanik takon drejtuesit politikë të PS

Diplomatët ndërkombëtarë mësyjnë në Elbasan për të garantuar zgjedhjet, në një nga zonat e nxehta të fushatës elektorale. Ambasdori britanik, Duncan Norman, pas takimit me drejtuesit e qarqeve të PS-së e PD-së, u bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë masivisht në votime.

Fushata dhe procesi zgjedhor i 25 prillit në qarkun e Elbasanit duket se do të jetë në monitorimin e veçantë të ndërkombëtarëve.

Pak ditë pas ambasadores së SHBA, Yuri Kim edhe përfaqësuesi i Mbretërisë së Bashkuar, Duncan Norman, u ka dhënë mesazhe të forta përfaqësuesve të partive politike kryesore.

“Inkurajojmë një fushatë konkurruese por të drejtë, bazuar te respekti i ndërsjellë dhe rregullat e caktuara nga KQZ. Si dhe pjesëmarrje sa më të gjerë të shtetasve në procesin zgjedhor dhe të votimit.”

Drejtuesi politik i PD, Gazmend Bardhi, pas takimit zbardhi angazhimin e Ambasadorit për garantimin e një procesi demokratik.

“Mora prej Ambasadorit garancinë që vëmendja e shtuar e partnerëve ndërkombëtarë në qarkun e Elbasanit do të vijojë deri në numërimin e votës së fundit dhe në leximin e vullnetit të çdo qytetari të qarkut të Elbasanit”.

Demokrati zbuloi se i tregoi Ambasadorit britanik të gjitha shqetësimet për standardet e zgjedhjeve në Elbasan dhe kërkoi reagimin e SPAK për krimet zgjedhore.

“Siç është presioni ndaj administratës publike, por edhe me shtresat në nevojë, përdorimit të burimeve shtetërore nga partia në pushtet, sikundër individ që janë përfshirë në fenomenin e blerjes së votave dhe mbledhje së kartave të identitetit”.

Ambasadori britanik pati një takim edhe me përfaqësuesin e PS,  Taulant Balla me në qendër garën për 25 prillin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat