Rama zbulon nga Rrogozhina mesazhin për ndihmë dërguar sot nga Albin Kurti

Shqipëria

Rama zbulon nga Rrogozhina mesazhin për ndihmë dërguar sot nga Albin Kurti

Më: 1 prill 2021 Në ora: 16:36
Edi Rama

Kryeministri Rama zbuloi sot një mesazh që i kishte dërguar homologu i tij, Albin Kurti, ku i kërkonte ndihmë për vaksinimin e mësuesve te Kosovës.

“Ne jemi shumë krenar që po ndihmojmë edhe Kosovën. Më çoi një mesazh kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duke më falenderuar dhe duke më thënë që meqë se ata morën disa mijëra vaksina dhe do vaksinojnë mjekët, do dëshironte që ne të ndihmonin për mësuesit. Po i thashë, patjetër”, u shpreh Rama.

Nga Rrogozhina, teksa zhvilloi një takim me fermerët, kreu i qeverisë akuzoi ish- kryeministrin Berisha se përhap panik tek qytetarët për efektivitetin e vaksinës.

“Saliu del dhe bën thirrje për mos bërjen e vaksinës, bën thirrje duke u thënë njerëzve që vaksina të vdesë, bën thirrje duke u thënë njerëzve se vaksinat janë të skaduara”, tha kryeministri i vendit.

Rama nuk la pa komentuar sërish grumbullimet në fushatat që zhvillon krye-demokrati Basha. Teksa grumbullimet e PD-së i konsideron vatra infektimi, sipas Ramës Shqipëria është kthyer në qendër vaksinimi.

“Një nga dy vendet në të gjithë rajonin që kemi hyrë në vaksinimin masiv dhe po vaksinojmë me një ritëm me të cilin shumë shpejtë ne do të dalim në pjesën lartë të tabelës së vaksinimit në Evropë, do të jemi mes vendeve që vaksinojnë më shumë”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat