Basha takime në Korçë e Pogradec: Në 25 prill vjen ndryshimi

Shqipëria

Basha takime në Korçë e Pogradec: Në 25 prill vjen ndryshimi

Më: 31 mars 2021 Në ora: 14:27
Lulzim Basha

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha nga Korça premtoi ndryshim për të gjithë shqiptarët pas 25 prillit. Basha është ndalur së pari për të takuar mbështetësit e PD që kishin dalë ta prisnin në hyrje të qytetit.

“Ju nuk po e prisni ndryshimin, ju po i prini ndryshimit dhe kudo ku i prihet ndryshimit. Shqipëria ndryshon, Shqipëria fiton”, tha Basha.

Më pas, Basha ka ndezur një qiri tek vendi i njohur si “Lëndina e lotëve”, që shënjon vendin nga i cili korçarët niseshin për t’u larguar nga vendi.

Kjo nisje e turit të Bashës në qarkun e Korçës lidhet me premtimin kryesor të PD se do të bëjë gjithçka për të ndalur emigracionin duke trajnuar të rinjtë e duke krijuar vende të reja pune.

“PD dhe unë kemi gati që ditën e parë të qeverisjes planin që do ta bëjnë rininë shqiptare për një treg pune e vende pune me paga dinjitoze.”

Përtej programit për arsimin dhe ekonominë, Basha ka premtuar edhe Integrimin e Shqipërisë në BE.

“Ne do ta bëjmë Shqipërinë anëtare të Bashkimit Europian.” 

Lideri i opozitës ka sulmuar rivalin politik Rama si politikani që nuk mund të përmirësojë të ardhmen e shqiptarëve.

“Një njeri që nuk mbajti asnjë premtim që sa herë kapet në dështim ia hedh fajin dikujt tjetër, që ka shpenzuar 8 vite duke më fajësuar mua, ky do të na çoj në Europë pas 8 vitesh dështime.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat