Skënder Brataj: Mund të infektoheni edhe pasi merrni dy dozat e vaksinës

Shqipëria

Skënder Brataj: Mund të infektoheni edhe pasi merrni dy dozat e vaksinës

Më: 31 mars 2021 Në ora: 00:46
Skënder Brataj

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, tha në News24, se rreziku i infektimit me koronavirus ekziston edhe pasi një person merr të dyja dozat e vaksinës.

Brataj e bëri këtë deklaratë gjatë diskutimit me ekspertët në studio mbi fushatën elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit, ku mes të tjerash u tha se kandidatët për deputetë janë të rrezikuar.

Pjesë nga diskutimet:

Ilir Alimehmeti: Kandidatët për deputetë janë të rrezikuar, për shkak të grumbullimeve.

Artan Koni: E mira e të mirave është të mos kishim mitingje, fushatë elektorale. Në Fier le të vihej një ekran gjigant dhe z. Basha të fliste nga Tirana. E njëjta gjë duhet të ishte dhe nga partitë e tjera politike, sepse vaksinuam kryetarin e partive dhe ai nuk ua shpërndan turmës, por problemi është se turma infekton njëri-tjetrin.

Brataj: Njerëzit duhet të kenë të qartë se edhe me vaksinim, me dy doza, ekziston rreziku i infektimit, askush nuk përjashtohet nga riinfektimi. Distancimi social është i pari që të mban larg infektimit. Duhet bërë thirrje që në një fushatë politike të ruhet distanca dhe të mbahen maskat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat