U paraqitën me dokumente false në Shqipëri, arrestohen 3 iranianë në Pogradec

Shqipëria

U paraqitën me dokumente false në Shqipëri, arrestohen 3 iranianë në Pogradec

Më: 29 mars 2021 Në ora: 12:20
Foto ilustrim

Policia e Pogradecit ka arrestuar 3 shtetas iranianë, të cilët akuzohen për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.

Sipas njoftimit të policisë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve I. T., 24 vjeç, M. N., 25 vjeç dhe A. N., 25 vjeç, banues në Stamboll, Turqi.

Këta shtetas janë paraqitur në hyrje të Republikës së Shqipërisë, me dokumente identifikimi të dyshuara si të falsifikuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet  i kaluan Prokurorisë Pogradec për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat