PS, përgatitjet e fundit për çeljen e fushatës, Beqaj selfie

Shqipëria

PS, përgatitjet e fundit për çeljen e fushatës, Beqaj selfie

Më: 25 mars 2021 Në ora: 18:03
Beqaj selfie

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste, nisin sot nga kryeqyteti fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 prillit.

Edi Rama do të zbresë në sheshin “Skënderbej”ndërsa Basha në sheshin “Nënë Tereza”, nga ku do të nisë zyrtarisht beteja për  25 prillin. 

Në sheshin “Skënderbej” PS ka vendosur karriget dhe podiumin.

Disa kanë zënë vendet e tyre në karrige, ndërsa Ilir Beqaj shihet duke bërë selfie.

Pritet që të shtyhet ora e çeljes së fushatës për shkak të axhendës së kryeministrit Edi Rama.

Ora News zbulon se përveç Ramës pritet të mbajnë fjalën e tyre të parët në listat e qarqeve.

Kështu pritet të mbajë fjalën Najada Çomo, Luljeta Bozo, Mirela Kumbaro.

E veçanta e kësaj fushate është dhe posteri që PS ka zgjedhur për të konkuruar.

Ndryshe nga posterat e tjera, në foto krah të slloganit “Shqipëria e ardhmja jonë” dhe hashtagu SkaKohëPërPushim është fotoja e Rames, ndërsa simbolet e kësaj partie Lulja dhe grushti janë ne miniature.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat