Mediu: Të mbajmë të rinjtë në Shqipëri, duhet t’i krijojmë kushte më të mira punësimi

Shqipëria

Mediu: Të mbajmë të rinjtë në Shqipëri, duhet t’i krijojmë kushte më të mira punësimi

Më: 25 mars 2021 Në ora: 12:45
Fatmir Mediu

Shifrat e larta të largimit të shqiptarëve drejt vendeve të bashkimit evropian për Fatmir Mediun vijnë vetëm prej keqqeverisjes së Edi Ramës.

 Në takim me të rinjtë në Tiranë, krye-republikani theksoi se vëmendja e qeverisë dhe e shoqërisë duhet të jetë të afrimi i kushteve të punës për ta si dhe për ti krijuar mundësitë për një jetesë më të mirë në vendin e tyre

“Sot kemi regjimin më të korruptuar, më të inkriminuar në rajonin e Ballkanit, një regjim që s’ka të bëjë aspak me ëndrrën e fëmijëve tuaj, me ëndrrën e fëmijëve tanë, nuk ka të bëjë aspak me të ardhmen tonë për të ndërtuar të ardhmen tonë këtu në Shqipëri,” tha ai.

Mediu u shpreh se shqiptarët duhet të bëhen bashkë për të vendosur fatin e tyre përmes votës në 25 prill.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat