13 paga të prapambetuar që nga viti 2017, naftëtarët e Ballshit bëjnë denoncimin

Shqipëria

13 paga të prapambetuar që nga viti 2017, naftëtarët e Ballshit bëjnë denoncimin

Më: 25 mars 2021 Në ora: 12:05
Sokol Dautaj

Që prej vitit 2017 naftëtarët 340 naftëtarë të rafinerisë Ballshit nuk kanë marrë ende 13 pagat e prapambetura.

Ditën e sotme, naftëtarët kanë denoncuar këtë çështje duke thënë se i kanë paguar avokatit nga 5 mijë lekë të reja por ende nuk ka hapur çështjen. Bëhet fjalë për avokatin Bashkim Merkaj.

Sokol Dautaj, kreu i sindikatës së naftëtarëve, tha për Oranws, se kanë kontaktuar me avokatin po nuk kanë marrë asnjë përgjigje, për çështjen që zvarritet prej tre vitesh.

“Pagesat kanë kaluar nëpërmjet bankës te ish-kreu i sindikatës dhe pastaj avokati.”-ka thënë ai.

Dautaj thotë se do të bëjnë kallëzim te krimi ekonomik, pasi që prej vitit 2017 ky problem ka qëndruar në heshtje.

” Janë 340 persona dhe një 50 mijë lekësh i vjetër nga të gjithë. Tani gjyqi duhet të zhvilluar, procesi është i tejzgjatur prej 2017. Avokati është Bashkim Merkaj, por ka justifikime nga më të ndryshmet. Ndihemi të mashtuar sepse janë 4 vite , dhe një person i autorizuar në rrugë ligjore, duhet të vinte”, tha Sokol Dautaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat