Hitaj: Reagimi i Ramës kundrejt BE-së jo i drejtë, duhet të japë bilanc dhe jo fyerje në fushatë

Shqipëria

Hitaj: Reagimi i Ramës kundrejt BE-së jo i drejtë, duhet të japë bilanc dhe jo fyerje në fushatë

Më: 25 mars 2021 Në ora: 00:56
Arbër Hitaj

I ftuar në Arena, gazetari Arbër Hitaj u shpreh se deklaratat e Ramës lidhur me BE-në ishin jo të denja për një vend si i yni.

Hitaj shtoi se Rama pas 8 vitesh duhet të fliste me bilance dhe jo me ofendime apo fyerje në fushatë sikurse ka bërë.

Hitaj: Konferenca me eurokomisioneren me z. Basha. E patë reagimin e Ramës? Nuk ka ndodhur që një lider i një vendi si Shqipëria me probleme për BE-në, të thotë që po harxhojnë lekët e taksapaguesve evropianë. Kjo e gjithë tregon se nuk ka qetësi.

E shohim në takimet elektorale që merret vetëm me fyerje dhe ofendime, kur pas 8 vitesh duhet të fliste me bilanc. Etika e komunikimit të Ramës dhe Bashës nuk mund të krahasohet.

Arsimi ka qenë një premtim 5% e GDP-së, por nuk ka shkuar më shumë se 2.7%. Janë rritur tarifa që nuk kanë qenë më parë. Prandaj dolën të rinjtë në sheshe. Madje kur vajtën të rinjtë e forumeve partiake në shesh, atëherë u prishën këto protesta. Pas 7 viteve nuk ka bilanc.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat