Gjekmarkaj bëhet nostalgjik dhe poston foto me Bashën, Zogaj: Koha punon për ndryshimin

Shqipëria

Gjekmarkaj bëhet nostalgjik dhe poston foto me Bashën, Zogaj: Koha punon për ndryshimin

Më: 22 mars 2021 Në ora: 00:28
Agron Gjekmarkaj, Lulzim Basha, Pashk Përvathi, Preç Zogaj

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj bëhet nostalgjik teksa publikon një foto të disa viteve më parë teksa shfaqet përkrah kryetarit të PD Lulzim Basha, analistit Preç Zogaj dhe poetit Pashk Përvathi.

“Vite më parë me z.Lulzim Basha përkundruall Lezhës dhe me dy intelektual të shquar lezhjanë. Shkrimtarin z.Preç Zogaj, krenaria e letersisë bashkëkohore shqipe dhe z.Pashk Përvathi, poetin e peisazhit shqiptar, mjeshtër i padiskutueshëm”, shkruan Gjekmarkaj.

Ndërkohë nuk mungon as komenti i Zogajt, i cili shprehet se koha punon për ndryshimin.

Preç Zogaj: “Nje kujtim shume i bukur nga nje dite po aq e bukur ne Lezhe me mikun tone te dashur, kryetarin e PD- se, zotin Basha.Shume faleminderit, Goni.Shkrimet e tua te nje niveli shume te larte profesional per librat e mi nder vite me kane dhene sadisfaksion,dije dhe nxitjen per te synuar me shume.Mirenjohje.E kam pritur me shume kenaqesi kandidiimin tend ne listen e Partise Demokratike per qarkun e Lezhes.Nje kandidim i merituar qe nderon zgjedhesit lezhjane.Te gjithe atyre qe kane pare te une si deputet i kesaj partie ne Lezhe nje profil intelektual ne Kuvend dua tu them se ne kete rrafsh stafeta vazhdon dhe shkon me perpara me AgroninKoha punon per ndryshimin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat