Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore denoncon: Shembet fasada e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”

Shqipëria

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore denoncon: Shembet fasada e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”

Më: 20 mars 2021 Në ora: 19:16
Foto ilustrim

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore denoncon shembjen e fasadën së maternitetit ‘’Mbretëresha Geraldinë’’ në bulevardin ‘’Zogu i Parë’’.

Arkitektja Doriana Musai ka nxjerrë videon nga materniteti, ku thotë se projektues eshtë Instituti i Ndërtimit.

Ndërkohë po kryen punime në një godinë e cila konsiderohet monument kulture e kategorisë së dytë, dhe sipas ligjit në të nuk duhet të ndërhyhet pasi është në mbrojtje të Ministrisë së Kulturës.

Nga pamjet duke se një pjesë e fasadës është shembur, ndërkohë që eskavatori e fadromat vijojnë punën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat