Arbana pa ujë e rrugë, banorët: Lahemi me ujë pusi, për të pirë e blejmë

Shqipëria

Arbana pa ujë e rrugë, banorët: Lahemi me ujë pusi, për të pirë e blejmë

Më: 20 mars 2021 Në ora: 18:07
Foto

Teksa flitet dhe propagandohet për investimet në zona periferike, fshati i Arbanës duket se është fshirë nga harta e Bashkisë së Tiranës.

Në këtë zonë ka mungesë të infrastrukturës rrugore, furnizimit me ujë të pijshëm dhe energji elektrike.

Ndodhet vetëm 15 km larg qendrës së kryeqytetit.

Rruga që të çon atje është e asfaltuar, por ajo përfundon me të hyrë në fshat.

Në sezon shirash banorët e kanë të vështirë qarkullimin.

Furnizimi me ujë të pijshëm nuk bëhet prej vitesh. Rrjeti i Ujësjellësi nuk ekziston.

“Prej 30 vitesh nuk ka ardhur ujë i pijshëm këtu, kemi pasur vetëm në kohën e regjimit.Pastaj u kalbën ato tubat, doli jashtë funksioni rrjeti i Ujësjellësit dhe nuk ka vënë më dorë njeri. Furnizohemi me puse”.

Sipas banorëve, probleme ka dhe me energjinë elektrike e cila është me orar.

“Ikin dhe vijnë dritat shumë shpesh, nuk e di ku është problemi.”

Mbetjet mbulojne anët e rrugëve. Në vend të kontenierëve, si vendgrumbullimi plehrash është edhe hyrja e shkollës 9-vjeçare.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat