Një muaj para zgjedhjeve, policia hap tenderin 248 milionë lekë për 100 makina me qira

Shqipëria

Një muaj para zgjedhjeve, policia hap tenderin 248 milionë lekë për 100 makina me qira

Më: 19 mars 2021 Në ora: 22:04
Shqipëri

248 milionë lekë të reja do të shpenzojë policia e shtetit për të marrë me qira 100 makina. Tenderi është hapur vetëm pak ditë para zgjedhjeve, ndërsa janë ftuar të marrin pjesë si kompani vendasi dhe të reja

Një muaj para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, ka hapur një procedurë tenderuese, me qëllim marjen me qëra të 100 automjeteve të reja.

Vlera financiare shkon në rreth 248 milionë lekë të reja dhe synohet që kontrata të zgjasë për një periudhë 48 mujore nga momenti i dorëzimit.

Policia, synon të rrisë forcën logjistike në kryerjen e detyrave operacionale, ndaj ka kërkuar të lidhë kontratë, me një kompani vendase ose të huaj.

Procedura është hapur në datën 16 shkurt 2021 dhe afati i fundit për dorëzimin e ofertave nga subjektet private është data 5 prill 2021.

Deri në këtë fazë kanë shfaqur interes disa kompani që kanë si aktivitet shitjen dhe dhënien me qëra të automjeteve në Shqipëri.

Deri në shpalljen e fituesit të këtij tenderi, nuk dihet me saktësi se çfarë tipi automjetesh do mari me qëra Policia e Shtetit, për të kryer shërbimet e saj operacionale.

Kjo nuk është kontrata e vetme që struktura e policisë, lidh marrëveshje tregtare me kompanitë private për marjen me qëra të mjeteve.

Mësohet se janë disa kontrata të tjera, të lidhura qysh prej periudhës kur Ministria e Brendshme drejtohej nga Saimir Tahiri, që vijojnë të jenë ende në zbatim nga Policia e Shtetit.

Këto kontrata qeraje dhe kjo mënyrë shërbimi, është kontestuar shumë herë nga opozita, e cila e ka quajtur këtë skemë, si një veprim korruptiv që sjell pasurimin e kryeministrit Edi Rama dhe njerëzve të tij që janë në drejtimin e kupolës së Ministrisë së Brendshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat