Kultivim i lëndëve narkotike dhe vjedhje me dhunë, arrestohet 30-vjeçari në Sarandë

Shqipëria

Kultivim i lëndëve narkotike dhe vjedhje me dhunë, arrestohet 30-vjeçari në Sarandë

Më: 14 mars 2021 Në ora: 13:24
Foto ilustrim

Një 30-vjeçar është arrestuar në Sarandë pasi dyshohet të jetë autori i vjedhjes me dhunë në një banesë dhe kultivimit të lëndëve narkotike.

Sipas policisë, shtetasi me iniciale G.O, në bashkëpunim me një tjetër shtetas, me iniciale S.Ç., dyshohet se kanë kultivuar lëndë narkotike në Finiq të Sarandës. 30-vjeçari dyshohet të ketë vjedhur një sasi parash në një banesë të Finiqit.

Prokuroria e Sarandës ka nisur hetimet e mëtejshme ndaj shtetasit.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit G. O., 30 vjeç, banues në fshatin Gjashtë, Sarandë. Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi  Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vjedhje me dhunë” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Shtetasi G. O, në bashkëpunim me shtetasin S. Ç,( i cili është vënë në pranga nga Policia në muajn Korrik) janë autorë të dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike kanabis të konstatuara në datën 09.07.2020, në vendin e quajtur “Dërmish”, Finiq.

Gjithashtu ky shtetas  dyshohet se në datën 05.11.2020, ka vjedhur me dhunë një sasi lekësh në banesën e një shtetaseje në Finiq.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat