Rama replika me qytetarët: Mos u mërzit vëlla, s’ke ç’i bën! Ç’thotë për ‘skopinë e prishur’ te Dispanseria

Shqipëria

Rama replika me qytetarët: Mos u mërzit vëlla, s’ke ç’i bën! Ç’thotë për ‘skopinë e prishur’ te Dispanseria

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 19:37
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, së fundmi, ka nisur të publikojë foto të projekteve ku ka përfunduar puna, kryesisht në sistemin shëndetësor.

Ditën e sotme ka publikuar pamjet Dispanserisë në Tiranës, si ishte dhe si është rikonstruktuar.

Mirë po, bërja publike e kësaj pune ka nxjerrë në pah faktin se skopia tek dispanceria nuk punon. Këtë e ka bëtë të ditur një qytetar, i cili, i ka kërkuar kryeministrit që ta marrë parasysh këtë informacion dhe të punohet për ta rregulluar.

“Mua me bie radha te shkoj jo njehere atje dhe kudo tjeter, sepse ma do puna, prandaj duke te falenderuar per kete informacion, po shtoj se ka te ngjare te jete prishur skopia, gje qe rregullohet, por ama kjo nuk e ndryshon faktin se kur morem detyren ishte e prishur tere Shqiperia”, i përgjigjur Kryeministri.

Nga ana tjetër, një komentues i ka kërkuar që të mos i publikojë më pamjet e ndërtesave të rikonstruktuara, duke i kujtuar se: “Boll me keto ishte dhe është, edhe ju keni qene si endacak rrugëve te Francës dhe sot jeni kryeministër”.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Ramës, i cili ia kthen: “mos u merzit vella, s’ke c’i ben, jane rregulluar dhe nuk jane me sic i doje ti”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat