Vaksinimi/ Personalitete të njohura të artit dhe politikës mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

Shqipëria

Vaksinimi/ Personalitete të njohura të artit dhe politikës mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 09:52
Edi Rama

Nis sot në stadiumin “Air Albania”, në kryeqytet procesi i vaksinimit kundër koronavirusit të disa prej personaliteteve të njohura në vend.

Atje kanë filluar të mbërrijnë emra të njohur të artit, si Tinka Kurti, Sherif Merdani, Margarita Xhepa, etj.

Gjithashtu, pranë stadiumit po shkojnë edhe ish-Presidenti Alfred Moisiu, apo ish-kryeministri Aleksandër Meksi.

Kryeministri Edi Rama tha se ata do të jenë të parët që nisin një proces të tillë dhe do të vazhdojë me personat e zakonshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat