Meta i përgjigjet Ramës dhe kërcënon: Të shqetësohen dhe të tmerrohen të gjitha ata që...

Shqipëria

Meta i përgjigjet Ramës dhe kërcënon: Të shqetësohen dhe të tmerrohen të gjitha ata që...

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 11:02
Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka reaguar me një video të shkurtër nga konferenca e djeshme për mediat, pas ironisë së kryeministrit Rama nga Fieri.

Sipas Metës, qeveria është e shqetësuar nga mesazhet e presidentit dhe duhet të tmerrohen të gjithë ata të cilët mendojnë se do bëjnë “tërmet” në zgjedhje.

"Janë të shqetësuar nga mesazhet e Presidentit?! Le TË SHQETËSOHEN dhe le TË TMERROHEN të gjithë ata, të cilët mendojnë se do bëjnë “tërmet” në zgjedhje, si në Dibër, apo si në Shijak, qofshin këta qeveritarë, punonjës policie; qofshin banditë, gjithçka qofshin.", shkruan Presidenti Ilir Meta.

Më herët, nga Fieri, kryeministri iu përgjigj Metës lidhur me "shqetësimin për ndarjen klasore" në vaksinimin e personaliteteve të moshuara.

"Një filozof që shfaqet shpesh me qëndrime të hatashme thoshte genocid, presidenti thoshte ndarje klasore, diktaturë, Ilir Meta që të sqarohemi.Domethënë është ndarje klasore që  një mbi 80 vjeç si Tinka Kurti të vaksinohet", tha Rama.

Prej disa ditësh, tonet mes kryeministrit dhe presidentit janë ngritur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat