Felaj: Bëmë gjithçka ndryshe nga PD, me LSI ishim…/ Noka: Rilindja me 2 pasaporta

Shqipëria

Felaj: Bëmë gjithçka ndryshe nga PD, me LSI ishim…/ Noka: Rilindja me 2 pasaporta

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 07:35
Ermonela Felaj dhe Flamur Noka

Në emisionin “Pa protokoll” në Report Tv u diskutua për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ndërsa ka pasur debate mes Kryetares së Komisionit të Sigurisë në PS Ermonela Felajt dhe ish-deputetit të PD Flamur Nokës lidhur me mënyrën si kanë qeverisur këto parti në kohë të ndryshme.

Felaj tha se PS i ka mbajtur premtimet ndërsa u ndal këtu te vendet e punës duke thënë se janë punësuar 700 mijë persona me procesin e rindëtimit, pavarësisht se shumë janë larguar si pasojë e krizës së krijuar prej pandemisë. Këtu Felaj ka shtuar se distancimi nga LSI erdhi pasi  gjatë kohës që ishin bashkë nuk bënë dot atë që u premtuan shqiptarëve.

“300 mijë vende pune është mbajtur si premtim. 700 mijë persona të larguar nga puna si pasojë e pandemisë, janë rikthyer në punë me rindërtimin. Ne kemi rritur pagat dhe pensionet. Në ndryshim nga PD  që në 8 vite sbëri asgjë, ne kemi bërë gjithçka ndryshe. Ekspertët e FMN këshilluan të uleshin pensionet dhe pagat që të balancohej kuadri makro ekonomik.

Në zgjedhjet e 2017 ne kërkuam të ishim të vetëm në qeverisje. Kuptohet qartësisht se ne përgjatë viteve të qenit në koalicion me lsi patëm rezervat tona sepse smundëm të realizonim gjithçka që u thanë shqiptarëve. Shqiptarët janë më të zgjuar se unë dhe zoti ndoka dhe na e dhanë këtë besim”, tha ajo.

Nga ana tjetër Noka ka deklaruar se PS nuk i ka mbajtrur premtimet, duke thënë se kanë përzënë shumë shqiptarë nga vendi, të cilët sipas tij janë punësuar jashtë dhe jo në vendin tonë.

“Rilindja del me 2 pasaporta, një fallso dhe një të vërtetë. Është si trafikantët e drogës. Del me pasaportën fallso. Dalin me realizime imagjinare. Kanë premtuar 300 mijë vende pune dhe kanë dështuar. Tani na del se kanë  realizuar 228 mijë. Kanë mundësuar punësimin e shqiptarëve por në evropë duke i përzënë. Po të ishte realizuar kjo sdo kishin ikur kaq shumë shqiptarë. Për rilindjen shqipëria është parajsë. Kanë shkatërruar vendin. Sa ishte borxhi publik kur morët pushtetin. 65% e GDPS është dorëzuar kur kaluam në opozitë. Sot është 97%. Sa janë shpenzuar për rrugë”, tha Noka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat