Meta: Kam informacione se po tentohet që të manipulohen zgjedhjet e 25 prillit

Shqipëria

Meta: Kam informacione se po tentohet që të manipulohen zgjedhjet e 25 prillit

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 14:10
Ilir Meta

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka thënë se ka përpjekje dhe tentativa që në zgjedhjet e 25 prillit të preket vota e qytetarëve.

Meta tha për Euronews Albania se kreu i shtetit do të marrë masat që çdo votë e qytetarëve të mos preket dhe u zotua se nuk do të ketë manipulime.

“Unë do të marr masat e mia në respekt të Kushtetutës dhe në transparencë të plotë me gjithë opinion publik. Qytetarët shqiptarë duhet të jenë të sigurt dhe të bindur se vullneti i tyre do të numërohet edhe garanci për këtë jap unë si president dhe i gjithë popullit shqiptar do të jetë garant për të ruajtur dhe mbrojtur votën e vet”, tha kreu i shtetit.

Ai theksoi se kushdo që iu bën presion qytetarëve, apo jep para për votën, nuk është udhëheqës, por po tenton që të shkatërrojë demokracinë.

“Mesazhi im është se kush ju bën presion, ju poshtëron më vendin e punës, më bukën e gojës, apo t’ju blejë sa një dhi, qoftë edhe sa një lopë ai është armiku juaj, nuk mund të jetë udhëheqësi juaj, sepse kërkon që të shkatërrojë demokracinë”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat