Rama kërkon mandatin e tretë/ Afrim Krasniqi: Duhet të largojë nga Kryesia këtë politikan

Shqipëria

Rama kërkon mandatin e tretë/ Afrim Krasniqi: Duhet të largojë nga Kryesia këtë politikan

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 08:13
Afrim Krasniqi

Teksa ka komentuar arsyet pse Partia Socialiste meriton një mandat të tretë, analisti Afrim Krasniqi thotë se kjo forcë politike do të kishte vullnet për të luftuar korrupsionin.

Sipas tij, PS-ja do të duhej të largonte nga Kryesia e saj një person që është në listën e zezë të Departamentit të Shtetit, duke iu referuar në këtë mënyrë ish kreut të bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

Sipas Krasniqit, largimi i Dakos është kompetencë vetëm e PS, gjë të cilën ajo nuk e ka bërë.

“Ajo që ka në dorë Partia Socialiste është vullneti politik. Dhe PS vazhdon të ketë në Kryesinë e saj ende një person që ndodhet në listën e zezë të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe është një fakt konkret dhe rasti i parë në historinë e partive politike në Shqipëri dhe është e habitshme sesa i pushtetshëm është ai individ që partia detyrohet ta mbajë në Kryesi. Dhe nëse do të kishte vullnet politik kundër korrupsionit ky duhet të ishte akti i parë publik që duhet të bënte partia politike.

Kjo është ajo që PS ka kompetencë për ta bërë vetë dhe nuk e ka bërë deri më sot. Ai ruhet aty dhe kryeministri e mbron kudo në mënyrë publike. Edhe individë që janë larguar nga dekriminalizimi janë ricikluar në drejtues në rrethe”, tha Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat