30 italianë i bashkohen PS-së, Rama: Do ketë nga ata që do arrijnë deri edhe në Parlament

Shqipëria

30 italianë i bashkohen PS-së, Rama: Do ketë nga ata që do arrijnë deri edhe në Parlament

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 15:14
Edi Rama

Partisë Socialiste i janë shtuar së fundmi 30 anëtarë të rinj, që janë shtetas italianë. Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të enjte një takim në Vlorë me një përfaqësi të italianëve që sipas tij kanë vendosur të jetojnë në Vlorë dhe kanë kërkuar të anëtarësohen në PS.

Shefi i qeverisë tha se mund të jetë e afërt edhe dita kur shtetas italianë pasi të marrin shtetësinë shqiptare, të futen edhe në Parlament.

“Kur me tha Damiani që ka disa italianë që duan të anëtarësohen në PS madje arritëm edhe te kjo, se më parë ishin vetëm shqiptarët që donin të anëtarësoheshin në parti në Itali e Greqi, jam i sigurt që do ketë nga ata që do arrijnë deri edhe në parlament një ditë, por kjo nuk i heq asgjë faktit që ju nuk e keni të drejtën e votës, ende nuk e keni se jam i sigurt që për ata që do qëndrojnë këtu më gjatë, do vijë edhe koha që do marrin shtetësinë, normalisht, e për të tjerë që vijnë jam shumë dakort me ju se në fillim nuk u quajtën vizionarë por të çmendur por midis tyre ka një lidhje deri sa më pas rrugët ndahen ose bashkëndahen duke qenë në një sintezë të plotë mes tyre. Pak çmenduri nuk bën kurrë dëm, mjafton të jetë e shëndetshme e pozitive”.

Ndërkaq, duke theksuar se vendi ka parë përparim, Rama theksoi se ai vetë nuk është i kënaqur sepse sheh që ka ende shumë punë për të bërë.

Jam i kënaqur por për të folur për vizion, Vlora, edhe Shqipëria ka bërë hapa të jashtëzakonshëm që nuk mund të përfytyroheshin as edhe pak kohë më parë.

Unë nuk jam i kënaqur mendoj se ka shumë më tepër për të bërë se sa kemi bërë por mundemi të mendojmë në përmasa edhe më të mëdha pasi të kemi zgjidhur problemin e ujit që këtu është ende problem, pasi të zgjidhim problemin e infrastrukturës më të brendshme, pjesa e fitimeve më të mundshme, duhet të arrijmë të hapim aeroportin, portin turistik që do japë një shtytje të madhe të gjithë këtij ndryshimi“, tha Rama.

Kryetari i PS, iu drejtua anëtarëve më të rinj italianë të PS, duke iu mësuar edhe parimin që ka në partinë që ai drejton dhe bëri edhe një batutë.

“Si lideri i partisë suaj, që u flet anëtarëve të vet, dhe në partinë tonë parimi që më pas nuk është gjithmonë të them të vërtetën i respektuar në lartësinë e duhur se kryetari është i pari ndër të barabartët. Nëse ndonjëherë unë bie në mëkatin e të mos qenit mishërim i këtij parimi kërkoj ndjesë që më përpara e shpresoj se do të kem mirëkuptimin, ose mishërimin tuaj”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat