“Tërhiqi dhe silli tek drejtoria qëndrore”, si ra qytetari në rrjetën e mashtruesve

Shqipëria

“Tërhiqi dhe silli tek drejtoria qëndrore”, si ra qytetari në rrjetën e mashtruesve

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 16:13
Foto ilustruese

Detaje të tjera zbulohen nga operacioni në Tiranë, ku policia ka arrestuar një 36-vjeçare dhe ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e saj, pasi akuzohen se kanë mashtruar duke i marrë 1.6 milionë lekë të reja një qytetari.

Mësohet se Valbona Golemi në bashkëpunim me të shpallurin në kërkim, shtetasin me iniciale  .K. e kanë mashtruar qytetarin duke i thënë se është përzgjedhur nga banka si fitues për të përfituar interesa më të larta bankare. Ata i kanë thënë të tërheqë lekët e t’i çojë tek Drejtoria Qendrore e bankës.

Klienti i supozuar, e ka tërhequr shumën prej 1.6 milionë lekë nga banka dhe ka shkuar e ua ka dorëzuar dy personave që u prezantuan si administratorë të një banke në një godinë për të cilën ata kanë deklaruar se është godina qendrore e bankës. Qytetari i ka dorëzuar aty për t’i futur në banke me interes dyfish.

Kur klienti kur ka shkuar të tërheqë interesin, lekët nuk figuronin askund dhe ka bërë kallëzim në policia, e cila ka arrestuar gruan e re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat