‘Ngrin’ Elbasani/ Rrugët nën ‘pushtetin’ e akullit! Vështirësi në qarkullim dhe në lëvizjen e qytetarëve

Shqipëria

‘Ngrin’ Elbasani/ Rrugët nën ‘pushtetin’ e akullit! Vështirësi në qarkullim dhe në lëvizjen e qytetarëve

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 09:13
Elbasan

Një pjesë e madhe e rrugëve në qytetin e Elbasanit janë nën pushtetin e akullit.

Siç shihet nga pamjet e siguruar nga tch, akulli është shtrirë në trotuar dhe në rrugë duke bërë që qarkullimi i automjeteve të vështirësohet.

Prezenca e akullit, ka sjellë probleme edhe tek qytetarët ku ka pasur raste ku në spitalin rajonal të Elbasanit janë paraqitur persona me fraktura për shkak të rrëshqitjeve.

Ndërkohë edhe pse ky fillim jave ka nisur me diell, temperaturat vijojnë të jenë shumë të ulëta duke e bërë të pamundur shkrirjen e akullit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat