Bagazhin plot me drogë, kapet shqiptari që po transportonte lëndë narkotike në Greqi

Shqipëria

Bagazhin plot me drogë, kapet shqiptari që po transportonte lëndë narkotike në Greqi

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 18:16
Foto ilustrim

Policia greke ka vënë në pranga një shqiptar të cilit i janë kapur 82 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar.

Operacioni i autoriteteve greke në bashkëpunim me atë të Filatit është realizuar në aksin Igumenicë-Janinë. Një sasi droge kishte kaluar kufirin e gjelbër në Janinë dhe po transportohej për në brendësi të tokës greke.

Mësohet se brenda mjetit që drejtohej nga një shtetas shqiptar, i cili u arrestua, u gjetën dhe u sekuestruan 23 pako me 82 kg 650 gram marijuanë.

Policia greke nuk ka dhënë më shumë detaje në lidhje me identitetin e shqiptarit, apo se nga cilin vend synonte të mbërrinte droga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat