Përgjimet që ra në ‘rrjet’ mjeku i QSUT: Më duhen edhe 1000 euro tjera, kujt t’i bie në qafë

Shqipëria

Përgjimet që ra në ‘rrjet’ mjeku i QSUT: Më duhen edhe 1000 euro tjera, kujt t’i bie në qafë

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 18:04
Edvin Prifti

Publikohen të tjera përgjime nga skema e korrupsionit që funksionon në QSUT për regjistrimin e një operacioni, dhe bisedat e familjarëve të pacientëve që kërkojnë para tek të afërmit për të mbledhur shumën e nevojshme.

Edvin Prifti i arrestuar një ditë më parë, i rëndohet situata pas pezullimit nga puna, pasi ju zbuluan 250 mijë euro dhe 160 mln lekë në shtëpi dhe zyrë.

Në përgjime del kryesekretarja e Gjykatës së Krujës Manuela Mallkuçi, që flet me një të afërm për të mbledhur 2 mijë euro, për t’ja dhënë mjekut kirurg Edvin Prifti.

Mjeku Edvin Prifti ka qenë një “peshk” i cili është kapur rastësisht nga rrjeta e madhe e përgjimeve të SPAK në kuadër të hetimeve për lirimin e të dënuarve përjetë nga Gjykata e Krujës.

Ajo thotë se i duhen paratë për të nesërmen pasi bashkë me personin që po e ndihmon do ia japin doktorit në dorë para se të kryejë operacionin.

Përgjimet e zbardhura

Manuela: Ej, m’ka thon nesër me e shtru ai

I afërmi I saj: Nesër e?

Manuela: Po do t’shkoj me Genën, do t’i japim lekët në dorë

I afërmi: Po mirë

Manuela: Kupto, ee nji mij euro gjejm po se dy mij euro do me ja dhon direct Gena, do tja fusim bashk n’dor atij Edvinit, se do t’shkojm direkt te doktori

I afërmi: Po, po, po

Manuela: Po du du nji mij euro tjera, kujt t’i bijm në qaf

I afërmi: Me I thoni Sabait ai

Manuela: Kujt Saba

I afërmi: Sabait halls, he se I kena dhe ato thuj borxh, ktu, ktu thuj, a mo si them gjo moms, hajde thuj vet

Manuela: Mos I thuje njiher, mos I thuj. Kur t’vi un mos I thuj, mir

I afërmi: Po mir

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat