Basha: Le t’i drejtohemi shqiptarëve, pas 8 viteve ku është shëndetësia falas?!

Shqipëria

Basha: Le t’i drejtohemi shqiptarëve, pas 8 viteve ku është shëndetësia falas?!

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 14:19
Lulzim Basha

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka reaguar ashpër ndaj “progresit në ekonomi dhe shëndetësi” që Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë tentuan para mediave për mbi dy orë të jepni dëshmi.

Basha në një deklaratë për mediat ngriti pyetjen: “Le t’u drejtohemi shqiptarëve, ku është shëndetësia falas?!Pas tetë vitesh që e pretendoi, ku është?! Tirja është produkti i vetëm i Edi Ramës në tetë vite. Sepse Tirja është Edi Rama, të merr lekët dhe s’të jep bukën.

Shqipëria sot është vendi me numrin më të lartë të infektimeve, me numrin më të lartë të vdekjeve për shkak të dështimeve të Edi Ramës.

Prandaj nuk ia vlen të merremi me atë që pas 25 prillit është e shkuara. E rëndësishme është që si të dalim nga gropa ku e futi vendin Edi Rama, duke filluar nga stabilizimi i situatës. Rritja e rrogave të mjekëve dhe infermierëve që të ndalim largimin e tyre. “

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat