Rusia dëbon një diplomat shqiptar, ja çka shkruan VOA

Shqipëria

Rusia dëbon një diplomat shqiptar, ja çka shkruan VOA

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 15:42
Moskë

Rusia tha të hënën se po dëbon një diplomat shqiptar si kundërpërgjigje të drejtpërdrejtë ndaj dëbimit të një diplomati rus nga Shqipëria muajin e kaluar.

Ministria e Jashtme tha se diplomati shqiptar duhet të largohet nga Rusia brenda 72 orësh.

Një diplomat rus u urdhërua të largohej nga Shqipëria në janar për shkeljen e rregullave për frenimin e pandemisë së koronavirusit.

Rusia tha se dëbimi u bë me një "pretekst të sajuar"./voa

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat