Malësi e Madhe/ Me shenja dhune në trup, gjendet e vdekur në banesë një grua në fshatin Bajzë

Shqipëria

Malësi e Madhe/ Me shenja dhune në trup, gjendet e vdekur në banesë një grua në fshatin Bajzë

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 15:10
Foto ilustrim

 Një 47-vjeçare është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij në fshatin Bajzë të Malësisë së Madhe.

Ajo është gjendur e pa jetë në banesën e saj, ndërsa sipas policisë dyshohet se ndaj shtetases V. G. mund të jetë ushtruar dhunë dhe për pasojë ajo ka humbur jetën.

Trupi është dërguar në morgun e spitalit, për ekspertizë më të specializuar, me qëllim përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.

Njoftimi i policisë:

Në fshatin Bajzë të Malësisë së Madhe, në banesë, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, shtetasja V. G. 47 vjeçe.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe nga këqyrja paraprake dyshohet se ndaj shtetases V. G. mund të jetë ushtruar dhunë dhe për pasojë ajo ka humbur jetën.

Trupi është dërguar në morgun e spitalit, për ekspertizë më të specializuar, me qëllim përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat