Ministrja e arsimit takon ambasadorin hungarez/ Shteti hungarez do të vazhdojë të mbështesë studentët shqiptar me bursa studimi

Shqipëria

Ministrja e arsimit takon ambasadorin hungarez/ Shteti hungarez do të vazhdojë të mbështesë studentët shqiptar me bursa studimi

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 15:08
Foto nga takimi

Ministrja Kushi ka falenderuar ambasadorin hungarez në Tiranë për mbështetjen e vazhdueshme me bursa nga shteti hungarez për studentët shqiptarë.

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Hungarisë në Shqipëri, Lóránt Balla.

Gjatë takimit ministrja Kushi e ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit hungarez për studentët shqiptarë me bursa të plota studimi në universitetet publike të Hungarisë, nëpërmjet programit të bursave shtetërore “Stipendium Hungaricum”.

Ndër të tjera në publikimin e saj, Ministrja Kushi thekson se me Ambasadorin Hungarez është shprehur vullneti i përbashkët për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fushën e arsimit, sportit dhe rinisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat