“Ku është shteti?” Protesta për urën e Zogut: Monumenti po dëmtohet nga gërryerja e lumit

Shqipëria

“Ku është shteti?” Protesta për urën e Zogut: Monumenti po dëmtohet nga gërryerja e lumit

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 14:43
Protesta

Prej tre javësh mediat kanë denoncuar dëmtimin e rëndë të urës së Zogut. Edhe pse një nga këmbët është zhytur në më shumë se 2 metër e 40 centimetër, shteti ka heshtur.

Në vend të institucioneve, reagimi i parë ka ardhur nga banorët dhe shoqëria civile.

Në protestën e organizuar në hyrje të urës, ata kërkuan mbrojtjen e Monumentit, trashëgimi kulturore.

Përmes një peticioni prej 1500 firmash, nga autoritetet kërkojnë një ndërhyrje urgjente.

“Qeveria shqiptare duhet të reagojë por deri tani nuk ka pasur asnjë reagim. Monumenti nuk po shembet si pasojë e kushteve atmosferike por është një batërdi e madhe që po kryhet nga firmat e inerteve që janë afër zonës”.

Në një deklaratë të mëparshme prefekti i qarkur Gjokë Jaku ka theksuar se janë 40 kompani që veprojnë pa licencë duke gërryer lumin.

Por edhe pas kësaj akuze të rëndë, duket se gjithçka ka rënë në heshtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat