Ekezkutimi i Kastratit në Fier, identifikohen autorët, RENEA rrethon Fushë-Krujën, kërkohen vrasësit

Shqipëria

Ekezkutimi i Kastratit në Fier, identifikohen autorët, RENEA rrethon Fushë-Krujën, kërkohen vrasësit

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 13:38
Pamje nga vendi i ngjarjes

Forcat Speciale RENEA kanë zhvilluar kontrolle blic gjatë ditës së sotme në zonën e Fushë Krujës në kërkim të autorëve të dyshuar të ekzekutimit mafioz të Shkëlzen Kastratit më 1 shkurt në rrethrrotullimin e Sheqit në Fier.

Bëhet me dije se kontrollet janë kryer në disa shtëpi dhe biznese me qëllim kapjen e personave të dyshuar apo gjetjen e provave për persona të implikuar në këtë vrasje.

Gjithçka ndodhi pasi policia identifikoi një makinë “Audi” që dyshohet se është përdorur në krim, pronari i së cilës rezulton të jetë nga zona e Fushë-Krujës.

Nisur nga këto rrethana dhe të dhëna të tjera, policia dyshon se ekzekutorët e Shkëlzen Kastratit janë vrasës me pagesë nga zona e Fushë-Krujës.

I ekzekutua në 1 shkurt nga një vrasës profesionist në Fier teksa ishte duke drejtuar makinën e tij ai mori disa plumba, por njëri i marrë në kokë i shkaktoi vdekjen e menjëhershme sipas policisë.

Kastrati nuk rezultonte të ishte me precedentë penalë, ndryshe nga vëllai i tij, të cilit i kanë bërë një atentat disa vite më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat