Ekzekutimi i Shkëlzen Kastratit/ Gazetarja: Autori me pagesë, ja ku fshihet dhe për llogari të kujt punon

Shqipëria

Ekzekutimi i Shkëlzen Kastratit/ Gazetarja: Autori me pagesë, ja ku fshihet dhe për llogari të kujt punon

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 19:03
Foto ilustrim

Për vrasjen e pak ditëve më parë në Fier të Shkëlzen Kastratit dha sot detaje të reja gazetarja e News24, Klodiana Lala.

E ftuar në studion e lajmeve në News24, Lala tha se ndryshe nga pista e gjakmarrjes, burime sekrete konfirmojnë që atentati mund të jetë pasojë e prishjes së pazareve të drogës.

Ndërsa duke folur për operacionin e policisë që është vënë në kërkim të vrasësit të mundshëm, Lala tha se ka dyshime që ai mund të jetë një vrasës me pagesë i përdorur nga një grup me shtrirje në Tiranë e Fushë-Krujë. Ajo shkoi më tej kur tha se autori, është një i ri rreth 24 vjeç që thuhet se në këto momente strehohet nga një bos droge në Vlorë.

Ndërsa flitet që Shkëlzen Kastrati ka pasur Probleme të hapura me drejtësinë dhe se mes fisit të tij e një fisi tjetër pa pasur dhjetëra viktima për gjakmarrje, vrasja dyshoj se mund të ketë ndodhur për prishje të pazareve të drogës. Policia i ka të dhënat e saj, por unë mendoj nga të dhënat sekrete që ka, policia është e orientuar drejt një bande në Tiranë dhe në Fushë-Krujë. Autori është një djalë rreth 24 vjeç i arrestuar disa herë më parë. Ai vepron si vrasës me pagesë për llogari të dy grupeve me bazë në Tiranë. Rezulton se ai është strehuar afër një emri të botës së krimit në Vlorë”,- tha Lala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat