Kryemadhi flet për zgjedhjet: LSI do dalë me listë më vete

Shqipëria

Kryemadhi flet për zgjedhjet: LSI do dalë me listë më vete

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 21:33
Monika Kryemadhi

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka treguar se PD dhe LSI do të futen me lista të ndara në zgjedhjet e 25 prillit, por në dy apo tre qarqe është duke u rishikuar mekanizmi, në mënyrë që të maksimalizohet vota.

Kryemadhi është shprehur se me kryedemokratin Lulzim Basha është në konkate të vazhdueshme dhe shumë shpejt do t’i gjejnë edhe një emër koalicionit.

Kryemadhi: Jam në kontakte të vazhdueshme me Bashën dhe i gjithë ekipi i LSI është në kontakt me drejtuesit politike të PD në qarqe. Mendoj që duhet të rishikojmë stilistikën që përdorim për koalicionet. Është një koalicion që do ti gjejmë emrin shumë shpejt.

Janë një listë, dy apo tre, janë detaje që vijnë në momentin që janë kalkulime matematikore që maksimizojnë votën. LSI do dalë me një listë më vete. Do të jetë e regjistruar në fletën e votimit dhe PD do ketë listën e saj me kandidatët të tjerë opozitarë. Jemi në diskutime për dy tre qarqe për të garuar sëbashku. Dua të sqaroj se nuk ka ndarje votash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat