Gjici nis fushatën e pazakontë: Prisni plepat se janë të rrezikshëm, Kukësi të mbillet me blin

Shqipëria

Gjici nis fushatën e pazakontë: Prisni plepat se janë të rrezikshëm, Kukësi të mbillet me blin

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 15:29
Safet Gjici

Kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici ka nisur një fushatë të pazakontë, për ta mbjellë Kukësin me pemët e Blinit. Mesa duket edhe Gjici po frymëzohet nga kryebashkiaku Veliaj me ”pyllin orbital”.

Teksa ka marrë pjesë në mbjelljen e disa pemëve të blinit në një kopësht në Kukës, Gjici ka urdhëruar që i gjithë qyteti të mbillet me blin, madje të hiqen edhe plepat pasi sipas tij nuk sjellin asgjë të mirë.

“Besim, të gjithë qytetin e Kukësit vetëm me blin. Të na mbështesni në këtë fushatë madhore. Ta mbushim të gjithë Kukësin me blin. Siç ke mbjellë 20 blina këtu, në të gjitha çerdhet dhe kopështet blina. Do t’i heqim edhe plepat, nuk sjellin ndonjë aromë, nuk e pastrojnë qytetin, janë të rrezikshëm. Ndërsa blinin e dimë ne cilësitë që ka, e pastrojnë dhe ajrin dhe të gjitha. Besim lulishtet, s’ka më gjumë.

Ata që flenë le të rrijnë në gjumë, ne vazhdojmë. Blina, vetëm blina, do fillojë tani fushata e mbjelljes. Ato plepat me i heq”, deklaroi Gjici.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat