Gahler: Ju doni të hyni në BE, kur nuk plotësohen kushtet, qeveria kritikohet

Shqipëria

Gahler: Ju doni të hyni në BE, kur nuk plotësohen kushtet, qeveria kritikohet

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 21:22
Michael Gahler

Eurodeputeti Michael Gahler gjatë një interviste ekskluzive të dhënë për ‘A Show’  është shprehur se Shqipëria kërkon të futet në BE. Sipas tij, sa herë që nuk plotësohen kushtet kritikohet ai që është në krye, pra qeveria.

Gjatë intervistës së tij, Gahler është shprehur se qeveria e opozita duhet të gjejnë pika për të punuar së bashku.

Jeni ju ata që doni të hyni në BE dhe ka një listë detyrash për të përmbushur. Çdo vend kandidat duhet të punojë me këtë axhendë. Ne tani po matim se deri ku janë plotësuar kriteret.

Deri tani nuk mund të them kush është fajtori, por çdo qeveri në pushtet duhet të punojë për të plotësuar kushtet. Ka një pikë ku unë jam kritik me BE, të cilën e kemi pasur edhe në fillim të zgjerimit, që janë paketat e marrëveshjeve.

Ka diçka që presidenti turk e ka tipike, ka një interes në këtë rajon ndoshta për arsye historike. Presidenti turk ka një mënyrë udhëheqjeje që e ka larguar nga BE.

Nëse liderët e Ballkanit do ta imitonin presidentin turk, kjo nuk është e dobishme. Ne nuk kemi frikë prej saj, ju jeni jashtë BE-së dhe ju duhet të vendosni se si të organizoheni. Qeveria dhe opozita duhet të punojnë dhe të gjejnë pika të përbashkëta për të punuar për anëtarësimin në BE sepse qytetarët e duan integrimin. Ata duhet të gjejnë pika për të punuar së bashku.

Nuk është në leverdi të vendit kur qeveria dhe opozita të përpiqen për të bllokuar njëra-tjetrën dhe të mos shfrytëzojnë përparësitë e një shoqërie të hapur demokratike, për punuar së bashku për një axhendë që duhet ta realizojë i gjithë vendi. Unë jam pro Shqipërisë’, u shpreh Michael Gahler.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat